Home / Aktivitete / Vizitat e Kryetarit te Bashkise me rastin e Festes se Pashkeve

Vizitat e Kryetarit te Bashkise me rastin e Festes se Pashkeve

Me rastin e Festes se Pashkeve, Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj i shoqeruar nga  Kryetarja e Keshillit Bashkiak znj.Nikoleta Manka, n/kryetaret znj. Teuta Muçogllava, z.Çlirim Brisku, Sekretari i Pergjithshem z.Gezim Zema dhe stafi i Bashkise uruan per festen e Pashkeve Motrat Katolike tek Shkolla”Ylli i Mengjesit” dhe Imzot Ignat Triantis  Mitropoliti i Beratit,Lushnjes, Kanines dhe Vlores.

Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj uroi besimtaret katolike dhe orthodhokse per shume vjet “Gezuar Pashket”, vleresoi lart mesazhet e paqes,besimit,mirekuptimit,tolerances,vlera hyjnore ,te cilat kane ndikim ne jeten shpirterore  te gjithe shoqerise dhe shprehu kenaqesine qe ne kete dite te bekuar te gjithe jemi bashke ne  interes te qytetareve per nje jete me te mire dhe te  begate.