Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

 SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

NIVELI I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet :

1(nje ) “Specialist Jurist në Sektorin Juridik , Drejtoria e Burimeve Njerëzore , Marrdhënieve me Publikun dhe Juridike , kategoria e pagës III-b

 

* Pozicioni I lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

 Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.

 Për të dyja procedurat ( lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë.
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË 08.03.2017

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL DO TË JETË 13.03.2017

 

Përshkrim përgjithësues i punës dhe Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët:
Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Juridike .

 Te jap asistence Juridike për të gjitha zyrat ,drejtorite per interpretimin ligjor në tërësi dhe zbatimin e ligjit.
 Asistencë ligjore në përgatitjen e praktikave dhe materialeve si edhe ato problematika që kanë nevojë për vendimmarrje në këshillin Bashkiak.
 Te perfaqësoj Bashkinë Berat në seanca gjyqësore në të gjitha shkallët e gjyqësorit harton kerkesë padi dhë ndjek procestet gjyqësore.
 Mer pjese si anëtar komisioni si Specialist Juridik kur kërkohet.

 Jep asistence juridike per të gjitha procedurat në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore

 

I – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta.
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :
• Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
• Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv,mirë apo shumë mirë nga punëdhënësi i fundit

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Juridike . Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
• Pervoja në punë mbi një vit
• Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
• Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 08.03.2017 dokumentat si më poshtë:

1. Kerkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)
2. Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)
3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Certifikate të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
5. Dëshmi kualifikimi nese ka.
6. Aktin e statusit të nëpunësit Civil
7. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
8. Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi të vërtetuar nga punëdhenesi i fundit
9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
10. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
11. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara.

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga data 09.03.2017 Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :

• Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative
• Ligji 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative
• ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën si edhe ligjet e sipër cituar .
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit , Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22 të Ligjit nr. 152/2013:
• Të jetë shtetas shqiptar.
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
• Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
• Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
• Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Juridike . Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
• Pervoja në punë perben avantazh
• Njohja e gjuhës së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
• Mbajtesi i ketij pozicioni duhet te kete aftesi te mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda datës 13.03.2017 dokumentat si më poshtë:

1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
2. Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)
3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
6. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
7. Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
8. Dëshmi i gjendjes gjyqësore ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
9. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
10. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Duke filluar nga data 20.03.2017 Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Sherbimin Kombetar të Punesimit ,Faqjen Zyrtare dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :
• Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative
• Ligji 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative
• ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punesimit Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
NJËSIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE