Ne Kuadrin e Ditës Botërore te Librit, Shkolla e Mesme Artistike “Ajet Xhindole” ne bashkëpunim me bibliotekën “Vexhi Buharaja” zhvilluan ne ambientet e bibliotekës aktivitetin kulturor me teme: “Libri miku ynë me I mire”.
Nje nga synimet kryesore te aktivitetit ishte te sensibilizonte qytetaret e Beratit si dhe te rinjtë e qytetit te kthejnë vështrimin drejt librit e dijes si një mjet shume I rëndësishëm për te qene te suksesshëm ne jete.
Biblioteka gjithashtu beri promovimin e gjithë autoreve dhe romaneve me te bukur te te gjitha kohërave mbështetur ne një botim te paraqitur ne revistën “Times”.
Biblioteka vlerësoi gjithashtu te gjithë autoret shqiptarë qe I kane kushtuar punime te te gjitha gjinive qytetit te tyre si dhe vetë autoret artisti qe e kane ngritur edhe me lart emrin e qytetit te tyre.
Një falënderim I veçante shkon për te gjithë anëtaret e bibliotekës lexues te pasionuar pas librit artistic dhe shkencor te cilët janë gjithashtu edhe miq te mire te librave .
Ambasadorja Çeke Bronislava Tomasova ka zhvilluar një vizitë në qytetin muze. Në takimin me kryetarin e bashkisë Fadil Nasufi, diplomatja çeke tha se kam qënë edhe herë të tjera në qytetin e Beratit, por kjo është vizita e parë zyrtare. Kur kam ardhur privatisht për të vizituar qytetin dhe muzeun Onufri mësova se këtu vinë shumë turistë çek, madje ata zinin vendin e parë të turistëve të huaj që vizituan qytetin tuaj vitin e kaluar. Këtë e mësova nga punonjësit e muzeut, ndërkohë që ata nuk e dinin se unë isha ambasadorja e çekisë. Pas kësaj unë përktheva një broshurë në gjuhën çeke, broshurë të cilën e solla sot dhe që do ti ndihmoj turistët çek për të ditur më shumë për këtë vend.
Kryebashkiaku Nasufi i ka thënë dipomates çeke se nga magjia e pamjeve panoramike dhe tërësia e të gjitha monumenteve që ndodhen në qëndrën historike, Berati ëshë bërë paksa Ministri e Jashtme për vendin tonë, mirpo vlerat dhe statusin e Beratit, nuk e ka kuptuar ende qeveria jonë qendrore që e ka lënë këtë qytet me shumë problematika. Unë dëshiroj që te kemi një bashkëpunim të metejshëm me ju dhe nëpërmjet jush me qeverinë dhe popullin çek. Është e vërtet që numrin më të madh të turistëve që kanë vizituar qytetin tonë vitin e kalur e kanë zënë ata çek. Veç miqësisë së hershme mes dy popujve, në marrëdhëniet me ambasadën çeke qyeti i Beratit ka pasur afeksion të jashtëzakonshëm. Përpara 12 vjetësh, ambasada çeke ka ndihmuar qytetin e Beratit me 40 mijë dollar që kanë shërbyer për pastrimin dhe disiplinimin e lumit Osum. Unë shpreh bindjen se ky bashkëpunim do të jetë shumë miqësor dhe i frytshëm edhe në ardhmen.
Në datën 27 Prill, Bashkia Berat organizoi një takim me studentë dhe specialistë të rinj në fushën e trashëgimisë kulturore. Në takim pjesëmarrësit morën informacion mbi aktivitetet e projektit SUSTCULT si dhe shkëmbyen ide dhe eksperienca mbi përfshirjen e të rinjve në përgjithësi dhe në fushën e trashëgimisë në veçanti.
Të rinjtë shfaqën interesimin e tyre për të pasur mundësi që të jenë me shumë të angazhuar në komunitetin ku ata jetojnë ndërsa specialistët e Bashkisë morrën përsipër të krijojnë mekanizmat e nevojshëm për të koordinuar në mënyrë sa më efektive pjesëmarrjen rinore në qytet. Hapat e tjera që priten të ndërmerren janë hartimi i politikave lokale rinore, krijimi i një grupi koordinator lokal rinor i cili do të nxisë dhe do të koordinojë inisiativat rinore që vijnë nga organizata, grupe dhe individë të ndryshëm në fushën e rinisë.
Krijohet Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor pranë Bashkisë Berat.Komisioni Këshillimor Qytetar është një grup vullnetar qytetar që ka filluar të funksionojë tashmë në Bashkinë Berat si qytet partner në projektin PLGP. KKQV do të shërbejë si organ këshillimor për bashkinë dhe Këshillin Bashkiak. Ai do të jetë gjithëpërfshirës, dypalësh dhe i pavarur nga kontrolli prej njësisë vendore. KKQV do të ketë një përfaqësim të gjerë, me qytetarë që kanë vizion dhe duan të mundësojnë ndryshime pozitive në qytetin e tyre. KKQV përbëhet nga drejtues dhe përfaqësues të OJQ-ve vendore, bizneseve, rinisë, grave dhe grupeve të margjinalizuara. Ai ka si synim të bëjë të mundur trajtimin e sa më shumë problemeve dhe tematikave me rëndësi për komunitetin. KKQV do të institucionalizohet me vendim të Këshillit Bashkiak dhe do të mblidhet rregullisht për çështje që lidhen me buxhetimin, paketën vjetore fiskale, ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve vendore, planifikimin e territorit, si dhe me përparësitë dhe projektet e bashkisë.
Në datën 22 Prill, me rastin e Ditës së Tokës, në qytetin e Beratit u organizuan një sërë aktivitetesh nga Federata Kombëtare e Rafting dhe me mbështetjen e një sërë institucionesh dhe organizatash.
Gjatë aktiviteteve u zhvillua një konkurs midis nxënësve të shkollave të mesme për esenë më të mirë me temën “Ndotja”. U zhvillua edhe një konkurs midis shkollave 9-vjeçare për gjtjen e sendit të riciklueshëm më të mirë si dhe një konkurs midis nxënësve të Liceut Artistik “Ajet Xhindole” për pikturën më të bukur me tëmën “Unë e Dua Tokën”. Gjithashtu nxënësit e shkollave, dhe profesionistët e Federatës Kombëtare të Rafting ndërmorrën edhe një pastrim të bregut të Lumit Osum si një formë ndërgjegjësimi.
Albanian Excellence dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare me mbështetjen e Bashkisë, Prefekturës dhe Këshillit të Qarkut Berat organizuan në datat 12-13 Prill aktivitetin “Përgjithnjë Berat”. Gjatë këtij aktiviteti shumëdimensional u krye pastrimi i qytetit me pjesëmarrjen e nxënsve të shkollave, të qytetarëve të Beratit, personazheve të librit “Berati, histori suskesi”, përfaqësuesve të pushtetit lokal, aktorëve politikë dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik.
Më tej në Bibliotekën e qytetit u organizua ceremonia e dhurimit të disa librave, u prezantuan veprat e shkrimtarit Sh.S.Noe si dhe u shfaq nje film nga Vlash Droboniku.
Në datën 13 Prill në Universitetin e Beratit u organizua një tryezë e rrumbullakët me titull “Beratasit për Beratin” si dhe u nënshkrua një memorandum në mbështetje te Beratit. Aktiviteti vijoi me themelimin e Fondacionit Berati.
Në mbremje në hollin e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” u cel ekspozita fotografike e aktorit Aleksandër Rrapi si dhe u mbajt një Mbremje Gala.
Bashkia Berat ka organizuar nje udhetim ne qytetin per ne qytetin e Dubrovnikut per nxenesit maturant ekselente te ketij viti. Udhetimi perfshinte ndalesa ne qytetin e Budves, ishullit te Shen stefanit, qytetin e Kotorrit dhe te Tivarit. Me kete udhetim Bashkia shpreson te kete nxitur njohurite kulturore te nxenesve dhe te jape nje kontribut ne suskeset e tyre te metejshme
Në datën 2 Prill Bashkia Berat së bashku me grupe rinore në qytetin e Beratit organizoi aktivitetin “Fuqizimi Rinor”. Qëllimi i aktivitetit ishte të shpalosej kontributi i disa prej grupeve rinore të formuara rishtas në qytet. Këto grupe janë Berat-Interlink dhe Ambasadorët e Natyrës të cilat janë themeluar kryesisht me kontributin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes Z, Devaughn Wilson, JohnFlannagan dhe Michael Johnson. Gjatë aktivitetit u prezantua puna e bërë nga këto grupe, disa prej nxënësve u pajisën me certifikata dhe u diskutua për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën e qytetit. Nuk munguan dhe castet emocionale si rrjedhojë e përfundimit të shërbimit të dy prej vullentarëve të Korpusit të Paqes, Z. Devaughn Wilson dhe John Flannagan.
Në datën 29 Mars, në sallën e Galerisë “Edward Lear” Berat u organizua Ekspozita e piktorit Bajram Mato. Në ekspozitë u ekspozuan disa nga pikturat më të mira të piktorit. Ndër to dallonin ngjyrat e ndezura, autoportretet, skenat e fshatit etj. Pjesëmarrja ne ekspozitë ishte e konsiderueshme. Në fund të aktivitetit për pjesëmarrësit u shtrua edhe nje kokteil.
© 2012. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Krijuar nga Marius Qytyku bashkiaberat.net