Me rastin e 18 Prillit, Ditës Botërore të Trashëgimisë Kulturore në Teqenë e Helvetive të Qendrës Mesjetare Berat u organizua një takim me specialistë të trashëgimisë kulturore si dhe me drejtues të qeverisë lokale. Në takim u prezantuan aktivitetet e projektit SUSTCULT financuar nga Bashkimi Evropian. Ndër aktivitetet më të rëndësishme të këtij projekti që janë zhvilluar deri tani janë trajnimi online dhe në terren i specialistëve beratas, krijimi I dy faqeve të internetit, krijimi i platformës GIS për monumentet e kulturës si dhe krjimi i metodologjisë për menaxhimin e trashëgimisë kulturore. Në takim u shpalos edhe plani i veprimit për qendrën historike.
Dita vazhdoi më pas në Galerinë e Arteve Edward Lear ku u organizua një ekspozitë fotografike e cila ilustronte historikun e marrëdhënieve ruso shqiptare në materialet arkivore të federatës ruse dhe Republikës së Shqipërisë. Në takim morri pjesë edhe Ambasadori i Rusisë në vendin tonë.
Studio PNI -1 në bashkëpunim me Partneret lokalë të Projektit SUSTCULT –Bashkia Berat dhe DRKK Berat organizuan në datën 15 Janar Workshopin për identifikimin dhe analizën e rreziqeve dhe mundësive për Qendrën Historike të Beratit, në kuadrin e përgatitjes së Planit të Menaxhimit për Sitin e Beratit.
Përgatitja e Planit të Menaxhimit realizohet në kuadrin e projektit SUSTCULT financuar nga Bashkimi Europian, Programi për Europën Juglindore.
Workshopi vijoi trajnimin e zhvilluar në muajin Tetor 2012 me specialistë të institucioneve lokale të Beratit mbi menaxhimin e qendrave historike.
Projekti SUSTCULT synon përmirësimin e menaxhimit të Qendrave Historike nëpërmjet një metodologjie të përbashkët duke vlerësuar kompleksitetin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Europes Juglindore.
Gjatë Workshopit pjesëmarësit siguruan informacion mbi të gjithë faktorët që mund të ndikojnë pozitivisht ( ose negativisht ) në asetet e Sitit dhe rreth mundësive dhe rreziqeve që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm. Rreziqet dhe mundesitë do të adresohen tek përcaktimi i objektivave specifike të planit të veprimit dhe tek projektet konkrete që do ndërmerren për t’i përballuar ato.
Pjesëmarrës në Workshop ishin përfaqësues të Bashkisë Berat, Drejtorisë së Kulturës Kombëtare Berat, Këshillit të Qarkut, Drejtorisë së Muzeumeve, Prefekturës,Galerisë së Arteve dhe specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës Tiranë.
Workshopin e përshendeti Kryetari I Bashkisë Berat Z. Fadil Nasufi dhe më pas Prof.Andrea Maliqari – Arkitekt dhe Drejtues i Studio PNI dhe Specialistët Luciano Bojaxhiu dhe Rais Petrela prezantuan strukturën e Planit të Menaxhimit dhe hapat që do të ndërmerren drejt finalizimit të tij.
Pjesëmarrësit morën pjesë në diskutime dhe ne grupe pune, duke përgatitur analizën SWOT për Qendrën Historike të Qytetit.
Ky takim do te vijohet nga takime të tjera me grupe ekspertësh , deri në përgatitjen e Planit të Menaxhimit.
Në datën 6 Nëntor 2012 në Paris, Francë , u organizua takimi i 7-të ndërkombëtar ‘’ Rrjetet lokale dhe trashëgimia , nga bashkëpunimi ndërkombëtar tek rrjetet’’.
Takimi u realizua nga Shoqata Franceze e Qyteteve të Artit dhe Historisë në bashkëpunim me Ministrinë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Ministrinë Franceze të Kulturës. Ky takim mbodhi së bashku qytetet Evropiane dhe Ndërkombëtare të cilat janë pjesë e Trashëgimisë Botërore dhe që janë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve të Artit. Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Beratit Z. Fadil Nasufi, i cili prezantoi vlerat e trashëgimisë kulturore dhe urbane të qytetit të Beratit si dhe shprehu idenë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet qyteteve të Rrjetit duke punuar së bashku për aplikimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian, ku të gjithë aktorët mund të jenë përfitues.
Z. Fadil Nasufi – Kryetar i Bashkisë Berat prezantoi temën ‘’ Autoritetet lokale dhe rrjetet e trashëgimisë – Çfarë rrjeti dhe çfarë mënyrash si dhe mori pjesë në debatin ndërmjet qyteteve mbi mënyrat sesi rrjeti mund të ndihmojë qytetet në menaxhimin e Qendrave Historike.
Qyteti i Beratit është pjesë e Rrjetit Evropian të Qyteteve të Artit dhe Historisë që prej vitit 2011. Takimi në Paris, vijoi Workshopin e zhvilluar në Berat ne muajin Qershor 2012 mbi ‘’ Planifikimin urban dhe trashëgiminë ‘’, Workshop i cili mblodhi në Berat qytete historike të Evropës.
Pavioni shqiptar u prezantua ne Biennalen e Venecias 29 Gusht- 29 Nentor 2012 me temen “In Heritage”
Pavioni u ekspozua ne Palazzio Zorzi, atje ku jane vendosur edhe zyrat e UNESCO-s
Ne pavionin shqiptar u paraqiten projekte te zonave historike te disa qyteteve e nder to edhe Berati.
Ishin dy projekte te cilat paraqiten qytetin e Beratit:
Projekti “Prerje arkitektonike e zones historike te qytetit te Beratit” – Punuar nga Ark. Rezarta Pilafi dhe Ark. Gjergj Bakallbashi dhe projekti tjeter “Rivitalizimi i Akropolit ne Kala”
Në ambientet e qendrës mesjetare të Beratit midis datave 17-19 tetor 2012 u zhvillua trajnimi për menaxhimin e integruar të siteve trashëgimi kulturore. Organizimi i këtij aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit SUSTCULT dhe në fokus kishte diskutimet dhe prezantimet në lidhje me përmirësimin e politikave të menaxhimit të qendrës historike dhe sidomos atë të zonës së mbrojtur. Ndër të tjera u trajtuan mendime të ndryshme në lidhje me pjesmarrjen dhe përfshirjen e grupeve të interesin në përgatitjen e planit të menaxhimit dhe ndikimet social-ekonomike dhe mjedisore që do të sillte çdo ndërhyrje në peisazhin përreth qendrës historike të Beratit. Organizimi i trajnimit u bë i mundur nga Bashkia Berat dhe DRKK Berat, partnerë të projektit SUSTCULT.
Ditën e hënë, datë 15 Tetor 2012, në orën 11.00 në Galerinë e Arteve Edward Lear në Qytetin e Beratit u mbajt një ekspozitë me fotografi nga Trashëgimia Botërore Gjermane. Kjo ekspozitë u mbajt në kuadër të aktiviteteve kulturore qe jane duke u mbajtur ne disa vende te Shqiperise ne kuader te Tetorit Gjerman te organizuar nga Ambasada Gjermane. Te pranishem ishin zevendes ambasadori gjerman si dhe specialisti gjerman i trashegimise kulturore Zoti Stephan Doempke. I pranishem ishte gjithashtu edhe kryetari i Bashkise Berat Z. Fadil Nasufi.
Ditën e Shtunë, datë 13 Tetor 2012 në sallën e bibliotekës Berat u zhvillua takimi i radhës në kuadrin e projektit REVATO.
Mbledhje e hapur për përcaktimin e kritereve të përzgjedhjes së disa çative të shtëpive monument kulture që do të restaurohen me financim nga projekti REVATO dhe Shoqata për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës (SHMMK).
Në pjesën e parë të ditës u diskutua rreth kritereve përzgjedhëse të shtëpive monument kulture, të cilave do tu restaurohen çatitë.
Me pas u bë një prezantim i secilës shtëpi monument, të konsideruara për ndërhyrje. Në pjesën e dytë të ditës u perzgjodhën shtëpitë monument sipas kritereve të paracaktuara, në mënyrë të hapur dhe ne bazë të një komisioni të ngritur i cili vlerësoi në bazë të këtyre kritereve.
Partnerët e projektit Sustcult, organizuan takimin e rradhes i cili u mbajt ne Korfuz (Greqi) ne datat 3-5 Tetor 2012. Takimi i cili vijoi takimin e Beratit ne Maj 2012, u organizua në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Menaxhimit të Qëndrueshëm të Trashëgimisë Kulturore.
Organizatoret e takimit, partnerët e Sustcult ne Korfuz, hapën takimin me nje fjalim mikpritës i mbajtur nga Z. Vasileios Laopodis –Presidenti i Organizates Culture Polis. Bashkia e Venecias – Partneri Lider i projektit, prezantoi temën e rëndësisë së menaxhimit të integruar për zhvillimin e trashëgimisë, në menyre te veçante lidhur me përgatitjen e Planeve të Menaxhimit për secilin sit.
Përfaqësuesit e Ministrisë Greke të Kulturës Znj. Evgenia Gerou si dhe Znj. Vlazaki përfaqësuesi i zyrës së UNESCO-s ne Venecia Z. Philippe Pypaert, Përfaqësuesi i komunitetit Helen për Unesco-n Znj. Papachristou, bënë përshëndetjet zyrtare të takimit.
25përfaqësues nga organizatat partnere morrën pjesë aktivisht në takim, duke siguruar informacion mbi zhvillimin e aktiviteteve në nivel lokal, në kuadër të shqyrtimit afatmesëm të projektit.
Bashkia Venecia-Partneri Lider përshkroi plotësisht arritjet e deritanishme, aktivitetet e ardhshme, rezultatet dhe afatet. Disa nga temat që u diskutuan në takim ishin të lidhura me trajnimet në site,te cilat do te vijojne trajnimet online nga menaxherë të vendeve dhe ekspertët.
Bashkia Berat prezantoi aktivitetet e lidhura me projektin si dhe hartat GIS me atraksionet turistike te cilat jane hedhur nderkohe ne Platformen e perbashket WEBGIS .
Gjithashtu u prezantua Metodologjia e perbashket e cila do të shërbejë si një mjet për përgatitjen dhe zbatimin e planeve të menaxhimit.
Të gjithë partnerët raportuan për projektet dhe diskutuan mbi hapin e ardhshëm, për përgatitjen e Planit të Menaxhimit, monitorimin e Platformës WEBGIS dhe rezultateve te çdo pakete pune. Paralelisht me takimin e partnerëve u organizua trajnimi për ekspertët WEBGIS të cilët janë duke punuar në Platformën WEBGIS për të 7 vendet.
Në 4 Tetore kipi i SUSTCULT Korfuz organizoi një tur interesant dhe të këndshem të Qendrës Historike të Korfuzit, duke përfshirë një tur ne monumentet kulturore të cilat janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Korfuzit dhe të Greqisë në përgjithësi.
Në datën 28 Shtator 2012, në qytetin e Beratit u organizua Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. Ashtu si edhe në vitet e tjera kjo ditë ishte e pasur me aktivitete kulturore. Sipari i aktiviteteve u hap në Pallatin e Kulturës Margariita Tutulani ku Lektori i Psikologjise se Artit, Z. Qamil Gjyrezi, se bashku me kompozitorin Alfons Zenelin dhe pedagogë nga universiteti i Shkodrës mbajtën një leksion demonstrativ mbi psikologjinë e artit, këngën shkodrane dhe atë Beratase. Më tej aktivitetet u zhvendosën ne Qendrën Mesjetare ku midis të tjerash në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” u organizua një ekspozitë me piktura e titulluar e “E Kuqja e Onufrit”. Më pas aktiviteti vijoi me një performancë muzikore nga orkestra simfonike, demonstrim projektesh restauruese, ekspozitë me foto nga monumentet e Beratit, duke u mbyllur në fund me një kokteil. Në takim merrnin pjesë institucione publike, grupe interesi si dhe banorë të lagjeve historike.
Ditën e hënë, datë 3 Shtator përpara Bibliotekës Vehxhi Buharaja u mbajt një ekspozitë me fotografitë të përzgjedhura si fituese nga konkursi Mbro dhe Promovo. Mbro dhe promovo ishte slogani i kërkimit fotografik që shpreh dhe komunikon identitetin shqiptar përmes perceptimit artistik të trashëgimisë kulturore nga të rinjtë, të cilët nëpërmjet fokusit të aparatit të tyre sjellin artistikisht në vëmendjen e publikut problematikat e ndryshme që shoqërojnë identitetin tonë kulturor.
© 2012. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Krijuar nga Marius Qytyku bashkiaberat.net