Ne Kuadrin e Ditës Botërore te Librit, Shkolla e Mesme Artistike “Ajet Xhindole” ne bashkëpunim me bibliotekën “Vexhi Buharaja” zhvilluan ne ambientet e bibliotekës aktivitetin kulturor me teme: “Libri miku ynë me I mire”.
Nje nga synimet kryesore te aktivitetit ishte te sensibilizonte qytetaret e Beratit si dhe te rinjtë e qytetit te kthejnë vështrimin drejt librit e dijes si një mjet shume I rëndësishëm për te qene te suksesshëm ne jete.
Biblioteka gjithashtu beri promovimin e gjithë autoreve dhe romaneve me te bukur te te gjitha kohërave mbështetur ne një botim te paraqitur ne revistën “Times”.
Biblioteka vlerësoi gjithashtu te gjithë autoret shqiptarë qe I kane kushtuar punime te te gjitha gjinive qytetit te tyre si dhe vetë autoret artisti qe e kane ngritur edhe me lart emrin e qytetit te tyre.
Një falënderim I veçante shkon për te gjithë anëtaret e bibliotekës lexues te pasionuar pas librit artistic dhe shkencor te cilët janë gjithashtu edhe miq te mire te librave .
Në konkursin ndërkombëtar të piktorëve “A Youthful Vision 2012” për moshat 13-15 vjeç, që u zhvillua në Sllovaki, organizuar nga UNESCO në kuadër të projektit “World Heritage”, Adi Totaj nga qyteti i Beratit ka fituar çmimin e parë.
Adi Totaj është shpallur piktori më i mirë mes 1458 të rinjve nga e gjithë bota me pikurën e urës së Goricës në Berat. Edicioni i 18-të i konkursit “Një vizion rinor 2012” u organizua në Banska Štiavnica të Sllovakisë. Ky konkurs synon të ftojë dhe angazhojë fëmijët e shkollave duke përdorur kreativitetin e tyre për të paraqitur trashëgiminë botërore të qytetit të tyre ose të çdo qyteti që është pjesë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën.
“A Youthful Vision 2012” është një konkurs ndërkombëtar pikture, ku marrin pjesë persona nga të gjitha vendet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s, Institutit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në botë. Në organizimin e këtij viti morën pjesë mbi 1458 të rinj nga 80 shkolla të ndryshme nga 26 qytete të trashëgimisë botërore dhe nga 19 shtete të ndryshme. Shtete pjesëmarrëse ishin, Shqipëria, Brazili, Kanadaja, Kina, Kuba, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Japonia, Lituania, Letonia, Malajzia, Mali zi, Polonia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Sllovakia.
ADI TOTAJ
Adi Totaj, ka mbaruar shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat dhe aktualisht është nxënës në vitin e parë në Medresenë “Vexhi Buharaja” të këtij qyteti. Rrugën si piktor e ka nisur që në klasë të 6-të, duke u inkurajuar nga mësuesit dhe prindërit e tij. Një nga objektivat më të rëndësishëm të Adit është të vazhdojë shkollën e lartë për arkitekturë. Krahas talentit të tij në pikturë që nga klasa e 6-të, njëkohësisht ka qenë dhe një nxënës shembullor me rezultate të larta në mësime.
Diten e Shtune, me 24 Nentor 2012, ne kuadrin e festimeve te Pavaresise, ne Galerine e Arteve te qytetit te Beratit u organizua EKSPOZITA VJETORE me pjesemarjen e artisteve shqiptare nga qytetet e Beratit, Tiranes, Vlores, Shkodres, Korces, Pogradecit, Lezhes, Durresit, Fierit, Lushnjes. Artistet: Admir Përvathi, Adrian Çene, Adrian Devolli, Agim Kadillari, Agron Jano, Agron Dingo, Agron Polovina, Aleksandër Filipi, Aleksandër Vreko, Altin Revania, Altin Tabaku, Mariana Goxhabelliu, Anastas Kostandini, Andi Hila, Anesti Taço, Arben Aliaj, Arbe Kolici, Ardian Fezollari, Ardenis Hoxha, Arian Mediu, Arjan Hyseni, Arjan Prifti, Arsen Kurti, Artan Draçini, Artan Marku, Bajram Mato, Bardhi Buza, Blerta Meta, Bertrand Shijaku, Bland Ashiku, Buron Kaceli, Dhimitraq Robo, Dritan Çela, Dritan Çoku, Edmond Kojani, Edmond Papathimiu, Eduart Karaj, Eduart Meço, Eljan Tahiri, Elvin Shytaj, Elvis Çala, Emiona Stasi (Nako), Erion Laro, Eriselda Galloshi, Eris Bushati, Fatmir Carkanji, Ferdinand Yzeiri, Flutura Maçi, Genti Proko, Gëzim Zoto, Gentiana Kushi, Hashim Kruja, Helidon Haliti, Hilmi Bani, Ikbale Kalaja, Ilia Buda, Ilir Prifti, Irma Hoxhaj, Johan Kumati, Jorgaq Gogu, Jorgji (Xhoxhi) Fani, Jorgo Talo, Kastriot Dervishi, Klement Sina, Leonidha Bullgari, Liljana Çefa, Lindita Marku, Llazar Myzeqari, Llambrini Dena, Lumturi Blloshmi, Marko Bazaiti, Marsela Guga, Marsen Kopili, Mikel Basha, Mustafa Arapi, Nasuf Myftari, Nezir Ago, Nika Božič, Nikolin Ivanaj, Nirvana Bushati, Ormira Lulani, Pandi Lena, Pashk Përvathi, Roland Runaj, Romeo Kallço, Romir Llukaçi, Rubin Mandia, Pirro Stefa, Qerim Vrioni, Shpëtim Xhema, Sidi Kanani, Sotiraq Kuqali, Tatjana Caca, Tiziana Fejzullau, Viktor Bejkosalaj, Vladimir Caridha, Xheneta Kadillari, etj.
Në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë, është promovuar ditën e djeshme në bibliotekën “Vexhi Buharaja” të qytetit muze, libri historik: “Prefektura e Beratit, gjatë viteve 1920-1939” me autore historianen beratase Dr. Marela Guga. Në këtë veprimtari, veç shumë qytetarëve beratas, njerëz të kulturës dhe fushës së historisë, merrte pjesë edhe kryetari i bashkisë Fadil Nasufi. Aktivitetin e hapi drejtoresha e bibliotekës Valbona Zylyftari. Libri flet për fillesat e krijimit të organeve të qeverisjes vendore në rang prefekture. Ky libër është mbështetur mbi burime arkivore dhe pasqyron historinë e Beratit, në të gjitha aspektet si: në fushën ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore e fetare gjatë 20 viteve, kohë kur shteti shqiptar nisi të funksionojë dhe të zhvillohet. “Prefektura e Beratit, gjatë viteve 1920-1939” është një libër që veç historisë, zhanrin narrativ dhe pasqyrimin e argumenteve shkencore, emrave, shifrave, grafikëve etj, gjë që e bën këtë libër një studim monografik të rëndësishëm për historinë e krijimit të prefekturës së Beratit. Referuesit që morën fjalën në këtë aktivitet promovues u shprehën se ky libër do ti shërbejë çdo studiuesi, nxënësi, mësuesi të historisë dhe çdo qytetari beratas për tu njohur me emrat dhe figurat që kanë dhënë kontribute të çmuara në zhvillimet historike, politike e sociale-ekonomike të qytetit dhe prefekturës së Beratit.
Vetë autorja e librit Dr. Marela Guga, në një prononcim për gazeta “Berati Millennium” u shpreh se ky libër është një histori e prefekturës së Beratit, i cili nis me historinë e funksionimit të institucioneve dhe ndryshimet demografike që kanë ndodhur në këtë qytet. Sipas saj në këtë libër trajnohen historia politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore, si dhe ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të zhvilluara në prefekturën e Beratit në vitet 1920-1939. “Të gjithë protagonistët e jetës politike, kryetarët e bashkive, prefektët dhe trupi legjislativ, janë nxjerr në pah sipas kohës së tyre, duke plotësuar mungesën e dukshme në këtë fushë. Historigrafia shqiptare, në mënyrë të pjesshme apo të plotë, ka trajtuar dhe më parë problem që lidhen edhe me prefekturën e Beratit. Vlen të përmendim botimet e studiuesve të njohur shqiptarë Aleksandër Meksi, Emin Laze, Teku Selenica, Ferit Duka, Ilias Fishta, Kristaq Misha, Theodhor Kareco, Dionis Papa, Vasil Naco, Hëna Spahiu, Sali Hallkokondi etj. Këta autorë, në punimet e tyre kanë dhënë një ndihmesë shumë të çmuar për sqarimin e problemeve të veçanta dhe për periudha të ndryshme të historisë së Shqipërisë”- komentoi autorja e librit M. Guga.
Ceremonia e dhënies se titullit QYTETAR NDERI Z. ILIR IKONOMI dhe promovimi i librit ISMAIL QEMALI
CHRISTIAN KVASNICKA / Enzesfeld, GERHARD STERNHEIM / Wien, LUIGI LA SPERANZA / Wien, WOLFGANG SINWEL / Wien, ROBERT ZIELASCO / Wien, WALTER HACHLEITNER / Wien nga data 6 deri më 17 Nëntor ekspozojne në Galerinë e Arteve “Edward Lear”, në Berat Ne pragpervjetorin e 100 te Pavaresise ne dt. 06 nentor 2012 u organizua ne Galerine e Arteve „Edward Lear“ te qytetit te Beratit hapja e ekspozites „ARTISTET NGA AUSTRIA EKSPOZOJNE NE SHQIPERI“, ekspozite e konceptuar ne kuadrin e “Ditëve Austriake” dhe 100 vjetorit te Pavaresise te Shqiperise, nga Ambasada Austriake me bashkëpunimin e disa orgazatave të tjera ne kuadrin e thellimit të mëtejshem te marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të dy vendeve si dhe per te zhvilluar me tej dialogun me kulturat e tjera, te munguar e aq te kerkuar para viteve 90. Austria është një partner strategjik i Shqipërisë, i cili mbështet energjikisht përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në BE. Viti 2012 është në Shqipëri një vit i veçantë festimesh, “100 Vite Shqipëri“. Padyshim ne kete pervjetor nuk mund te harojme se Austria kishte luajtur atëherë një rol te veçantë si nxitëse politike e mbeshtetese e pavaresise e themelimit të Shqipërisë së lirë. Ne Berat kjo ekspozite u organizua si bashkepunim ndermjet XION dhe Bashkise Berat, pasi Xion dëshiron dhe eshte e perkushtuar të jap një kontribut edhe në sektorin e artit. Xion IT Systems AG (me rezidencë në Vjenë) realizuese e kesaj ngjarje kulturore, operon që prej 2009 ne Shqiperi. Me Dialog: artistë shqiptar dhe austriak takojnë njëri-tjetrin në Shqiperi e Austri, hyjnë në një dialog mes tyre e komunikojne duke forcuat maredheniet mes kulturave. Nuk eshte hera e pare qe ne qytetin e Beratit ekspozojne artistet austriak. Por eshte hera e pare qe ne Galerine e Arteve „Edward Lea“, ekspozohen veprat e gjashte artisteve bashkohor qe jane aktive ne Austri. Jane 47 vepra ne pikture te artisteve CHRISTIAN KVASNICKA – Enzesfeld, GERHARD STERNHEIM – Wien, LUIGI LA SPERANZA – Wien, WOLFGANG SINWEL – Wien, ROBERT ZIELASCO – Wien, WALTER HACHLEITNER – Wien, te cilat ne dimensione, teknikat dhe konceptimet krejt te vecanta shperfaqin energji krijuese te ketyre, vizionin e tyre bashkekohor e problematikat universale. Jane krejtesisht te ndryshem nga njeri tjetri por te njejte ne pasionin e madh, interpretimin e fuqishem, kerkimet e pafund dhe gjuhen e pasur e artistike. Cermonine e hapjes u ndoq nga shume artedashes, miq te galerise, artiste te qytetit te Beratit dhe nga qytetet e tjere. Gjithashtu ndodheshin dhe autoritete te administrates vendore. Ekspozita do te qendroje e hapur deri me 17 Nentor 2012.



Vetëm Kërcim
Abedin Kaja
Takimi i djeshëm i qytetarëve beratas me poetin Xhevahir Spahiu, nuk ka qenë si të gjithë të takimet e tjera. Ai nuk ka qenë thjesht takim me poetin, por festë për ardhjen e poetit mes tyre. Berati, qyteti që poeti Spahiu e quan kryeqytetin e dytë të skraparllinjve, e priti atë si princ, sepse i tillë është njeriu dhe poeti Xhevahir Spahiu. Në fakt ka qenë aktiviteti për promovimin e librit monografik “Sfidat e poetit”, me autor Nuri Dragoj, ai që kishte mbledhur në bibliotekën “Vehxhi Buharaja” shumë qytetarë beratas (brenda të cilit shkrihen edhe skraparllinjtë), artistë, shkrimtarë, e miq të poetit. Poeti Xhevahir Spahiu është konsideruar si njeri i racës së rebeluar të poetëve, i zemëruar nga padrejtësitë që i bëhen kombit, me diktaturat e diktatorët, me imoralitetin e politikanëve, etj. Në librin “Sfidat e poetit”, autori Nuri Dragoj, rrëfen jetën dhe veprimtarinë krijuese të poetit “rebel ndaj të keqes, ndaj padrejtësisë” siç e quan Dritëro Agolli. “Poezitë e Xhevahirit kanë qenë gjithmonë një farë melhemi, shpirtëror për hallet e përditshme të njerëzve dhe njëkohësisht, ato kanë qenë si ato vaksinat parandaluese, për të ruajtur brezin e ri nga rreziqet e drogës, dhunës apo dëshpërimit”- shkruan Agolli në parathënien e librit.
Në takim folën mjaft të pranishëm, të cilët më tepër se sa për atë se çfarë shkruhej në librin monografi kushtuar akademik Xhevahir Spahiut, shprehnin vlerësimet dhe konsideratat për vet poetin. Në fytyrën e çdo kujt që merrte fjalën lexohej gëzimi që kishin mes tyre poetin, njeriun e anëve të tyre, njeriu që u ka kënduar halleve njerëzore. Me libër në dorë të gjithë i drejtoheshin kalorësit të poezisë për të marrë prej tij një autograf, për tu përshëndetur me të, për të bërë një pozë dhe më pas një shtrëngim duarsh. Të gjithë kërkonin të kishin në shtëpitë e tyre librin që flet për jetën e poetit. Ndonëse druheshin që të mos e lodhnin, pjesëmarrësit e shumtë nuk largoheshin pa marrë një autograf nga i mrekullueshmi Xhevahir Spahiu, si shenjë prej tij. Ndarja me të ishte e vështirë, deri në kufijtë e të pamundurës. Për të nderuar njeriun e letrave, poetin dhe akademikun kishin ardhur enkas nga Skrapari një grup artistësh të cilët në fund të aktivitetit dhanë një koncert me këngë popullore, ku njëra prej tyre i kushtohej Xhevahir Spahiut, poetit të halleve të tyre, sepse poetët të tillë janë, ata jetojnë dhe janë përherë mes halleve të tyre. Dhe në fund të takimit me poetin një kafe e një gotë raki. Kujtime, shaka, humor. Dje në qytetin muze, për beratasit dhe skraparllinjtë, kishte zbritur vet perëndia e poezisë. Sepse se ç’janë poetët e ka thënë Sokrati- “Poetët … kur shkruajnë poezi, një perëndi e veçantë u qëndron pranë …!”
Konkursi “KOLOR” per femijet e moshave nga 06 deri në 14 vjeç është kthyer në traditë të rëndësishme kulturore në qytetin e Beratit por ne nje fare menyre se bashku me Ekspoziten “LEAR” po formojne histori te re te arteve vizive. Jo vetem per regullsine, seriozitetin e gjeresine e pjesemarrjes por dhe per nivelin gjithne e ne rritje nga viti ne vit. Këtë vit çmimi shënon edicionin e njembedhjetë. E veçanta e këtij konkursi është se duke u kthyer në një ngjarje për fëmijet eshte kthyer ne te njejten kohe ne nje investim serioz ne drejtim te persosjes se metodikave te punes ku mesuesit e edukimit figurative apo ata qe kane detyrimin ta japin kete lende ne shkollat 9 vjecare te gjejne pervojat me bashkohore e te suksesshme per tu aplikuar. E them kete nga pervoja jone e deritanishme e ketij eventi me nxenesit e kesaj moshe. Ne punimet e paraqitura sukseshshem jane te dukshme menyrat e drejtimit te femijeve nga artiste e pedagoge jo vetem te Berat. Ketu jane te pranishme punimet e femijeve te drejtuar nga artistet Renata Rijavec dhe Vahide Nimanbegu nga Mali i Zi, prof. Sabine Amstad e mesueset Mirjam Stettler e Elisabeth Hofer nga Zvicra, Bertrandi Shijaku nga Tirana etj. E ne ne fakt kemi mundesine te perthithim konceptet e tyre te punes me femijet. Gjithashtu e pare ne nje veshtrim tjeter eshte nje pasqyre per prindërit qe të ndjejnë rezultatet e kujdesit, përgjegjësisë dhe angazhimit te perditshem ne edukimin sa me te shendetshem te femijeve te tyre ne kete situate komplekse dhe plot me informacione kontradiktore.
Janë 265 vizatime e piktura e skulptura të 215 fëmijëve më të talentuar. Nga keta kane sjelle punimet e ture 36 femije nga Zvicra, 6 nga Tirana dhe 16 femije nga Ulqini qe e zbukuruan atmosferen me pranine e tyre dhe te prinderve dhe mesueseve. Konkursi “KOLOR” është hapësira e nevojshme ku fëmijët mund të provojnë dhe ne mund të identifikojmë më të talentuarit ti përkrahim dhe ti stimulojmë. Pak vemendje do te na duhet per te udhetuar ne labirinthet interesante te krijimtarise se tyre, te çuditeshme shume shprehese e mbreselenese. Ata arrijne te na japin menjehere situata te vecanta vizive dhe nje shumllojshmeri mjetesh, ekspresiviteti, gjendjesh kompozicionale, raportesh koloristike per tu admiruar. Fituesit “Kolor ‘12”Për grupmoshat nga 06-08 vjeç Helena Germau, Elsi Hoxha, Adol Salepi, Grejsi Tapia Për grupmoshat 09-12 vjeçLidia Qama, Megi Alia, Luan Demiri, Justi Sinjari, Denis Xhako, Raul Kobuzi, Franci Doko Për grupmoshat 13-14 vjeç Klea Kotolloku, Klea Bojaxhiu, Arion Çapi, Ergis Senko, Stefano Begaj, Arton Polovina Me Çmim të veçantë: Boira Gripshi, Lisa Nimanbergu, Sabrie Mollabeqiri, Adelina Music, Rena Koder, Geneshau Anjan, Luca Posillipo,
“Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut” është libri më i ri i autorit Ylli Polovina i cili u promovua paraditen e sotme në mjediset e Bibliotekës “Vexhi Buharaja” të qytetit të Beratit. “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut”, është një libër studimor, i cili përfshin 5 shekuj histori të familjes arbërore, për të cilin autori ka punuar disa vite. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm kryetari i bashkisë Fadil Nasufi, studiues, historianë, qytetarë e të ftuar të tjerë. Aktivitetin e hapi drejtoresha e bibliotekës Valbona Zylytari. Më pas përshëndetën edhe kryebashkiaku Fadil Nasufi. Rreth vlerave të librit artistiko-historik foli autori i këtij shkrimi (Abedin Kaja, gazetari i ‘Gazeta Shqiptare’), i cili ndërsa ka komentuar librin midis të tjerash tha se: “Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, publicisti, historiani, diplomati, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar“ siç është Ylli Polovina.
Vet autori Polovina u shpreh se titulli i librit “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut”, nuk është kundërvënie mes dy personazheve, por përballje, pasi sipas Polovinës, Muzaka ishte i vetmi prijës i madh që e kritikoi Skënderbeun në testamentin e tij dhe që shpërfaq shumë anë të tjera të heroit. “Skënderbeu, Muzakajt i ka pasur të besës, kurse vet Teodorin një mik të tij dhe të atit. Libri është edhe një lloj proteste ndaj vesit të kujtesës afatshkurtër që karakterizon shqiptarët, pasi asnjëherë nuk janë bërë përpjekje që të zbardhet, apo të vijë në vëmendje historia e Muzakajve, por ka pasur një qëndrimi të vazhdueshëm shpërfilljeje, deri në fillimin e këtij mijëvjeçari” – sqaroi Polovina. Më pas shkrimtari Ylli Polovina zhvilloj një bisedë me mësuesit e gjimnazit “Babë Dud Karbunara“ ku vite më parë ka punuar si mësues.
© 2012. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Krijuar nga Marius Qytyku bashkiaberat.net