• Lidhje
  • Botime
  • Berat Festival
  • Qytetarë Nderi
  • Harta
  • Berati në Unesco
  • Kodiket
  • Album
  • Faqja Kryesore
  • Bashkia Berat
    • Aktivitete
    • Kryetari i Bashkisë
    • Këshilli Bashkiak
      • Mbledhjet
    • Drejtoritë
    • Njoftime
  • Ekonomia
    • Investime
      • Projekte
    • Të Reja Nga Ekonomia
  • Kultura
    • Trashëgimia
      • Të Rejat nga Trashëgimia
      • Kodiket
    • Qendra Kulturore “Margarita Tutulani”
    • Biblioteka Vehxhi Buharaja
    • Galeria e Arteve
      • Fondi
    • Sporti
    • Të Reja Nga Kultura
  • Turizmi
    • Atraksione
    • Hotele
    • Restorantet
    • Muzeume
    • Të Reja Nga Turizmi
    • Panaire
  • Shërbimet
    • Sociale
  • Rinia
  • Partnerë
  • Berati im
  • Kontakt
    • Kërkesë
    • Peticion
    • Ankesë
  • AlbanianAlbanian
    • EnglishEnglish

Të Reja Nga Ekonomia

Organizohet Konferenca Ekonomike Gjermani-Shqipëri

  • May 06, 2013
  • mario
  • Të Reja Nga Ekonomia
  • Comments Off

Shoqata Ekonomike Gjermani-Shqipëri me qendër në Berlin (DAW) dhe Lidhja Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Tiranë (DIHA) me mbështetjen e Bashkisë, Këshillit të Qarkut, dhe Institucionit të Prefektit të Qarkut të Beratit, organizuan për sipërmarrësit e rajonit në qytetin muze një veprimtari dy ditore informimi e kontakti me një grup biznesmenësh gjerman

Aktiviteti u organizua në bibliotekën “Vexhi Buharaja” të qytetit të Beratit.  Në emër të delegacionit ekonomik gjerman përshëndeti Hans-Jyrgen Myler, President i Shoqatës Ekonomike Gjermani-Shqipëri, i cili e ka cilësuar këtë konferencë si një pikënisje të bashkëpunimit të ndërsjelltë midis sipërmarrjeve në rajonin e Beratit me sipërmarrjet gjermane në fushën ekonomike. Më pas e mori fjalën kryetari i Bashkisë Z. Fadil Nasufi, i cili i njohu miqtë gjerman me vlerat historike e kulturore të qytetit, si dhe resurset e shumta të Beratit, sidomos në prodhimin e fruta-perimeve, ullirit, rrushit, fikut të thatë, prodhimeve blegtorale etj.
Gjatë fjalës së tij, mes të tjerash, Ministri Pollo foli për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, një marrëdhënie që është mbështetur kryesisht mbi ndihmën që Republika Federale ka dhënë për Shqipërinë, sidomos në periudhën e vështirë të rrëzimit të komunizmit dhe tranzicionit që vijoi.

Anette Kasten, Sekretare e Përgjithësme e Lidhjes Gjermane të industrisë e Tregëtisë në Shqipëri, prezantoi shërbimet e kësaj lidhjeje për biznesin Gjerman në Shqipëri dhe për atë Shqiptar në Gjermani.

gjermani

Intervistë e Kryetarit Fadil Nasufi: Pushteti Vendor dhe Ekonomia

  • January 15, 2013
  • mario
  • Të Reja Nga Ekonomia
  • Comments Off

1- Pyetje: Sa i pavarur është pushteti vendor për të kryer funksionet e veta dhe si ka ecur reforma e decentralizimit?

Përgjigje: Gjatë qeverisjes së PD-së, veprimtaria e pushtetit vendor është zbehur ndjeshëm, fizionomia e pushtetit vendor është deformuar, duke ngushtuar hapësirat e qeverisjes vendore, duke shpërbërë hallkat e kësaj qeverisje dhe duke krijuar problematika që bllokojnë zgjidhjen dhe vënë njësite vendore në përballje me komunitetin! Qeveria të krijon rrethana pamundësie dhe të lë faturën e përgjegjësisë në kurriz!
Ne punojmë në kushtet e cenimit të hapur të legjislacionit nga Qeveria, e cila në raport me përgjegjësitë dhe kompetencat e pushtetit vendor, ka shkelur 7 herë Kushtetutën, nuk ka respektuar Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, ka stopuar Strategjinë e Decentralizimit, dhe ka përkeqësuar demokracinë lokale. Publiku është njohur me kundërshtitë dhe përballjet tona për të mbrojtur ligjin dhe për ta trajtuar Qeverinë si partnere, si pushtete që nuk duhet të anashkalohemi, dhe si palë që duhet të bashkëpunojmë dhe jo të jemi në konflikt dhe të penalizuar deri në falimentim me vullnetin e qëllimshëm të Qeverise për të na lënë në kurriz dështimin e saj dhe faturimin politik të kostos në adresë të të zgjedhurve vendore –sidomos të drejtuesve që përfaqësojnë Partinë Socialiste.
Është e papranueshme që mungon dialogu politik Qeveri-Pushtet Vendor dhe nuk punohet për ndërtimin e konsensusit që prodhon politika të arsyeshme dhe partneritete që i çojnë përpara reformat. Përkundrazi, qysh prej vitit 2009 ne punojmë në kushtet e kufizimit të burimeve financiare dhe të përkeqësimit të buxheteve vendore dhe ballafaqohemi me vështirësi në rritje për kryerjen e funksioneve tona.
Këto nuk janë konstatime, por pasoja të rënda që kjo maxhorancë i ka shkaktuar vendit, ekonomisë, institucioneve dhe demokracisë.
Tashmë këto shqetësime dhe këto hapa regresive, nuk janë vetëm deficinionet tona si drejtues të Pushtetit Vendor, por edhe konkluzione të Konferencës së USAID dhe të raporteve të Këshillit të Evropës që në një vlerësimin realist evientojnë se ‘’gjatë viteve të fundit është bërë pak progres në drejtim të një sistemi më të decentralizuar; dhe nuk janë përmbushur sfidat e ndryshme për të arritur një sistem më të decentralizuar!’’.

Pyetja 2: Me buxhetin e ri, buxheti për bashkitë është shkurtuar ndjeshëm. A I mbuloni dot shërbimet publike dhe funksionet që kryeni ?
Përgjigje : Bashkia Berat e fillon vitin buxhetor me 62 milionë lekë borxh të trashëguar nga viti 2012. Me saktë e fillon me 80 milionë lekë borxh sepse transferta e pakushtëzuar e Qeverisë është 18 milionë lekë më pak se viti 2012!!
Propaganda e Qeverisë për 4-fishim të transfertës se pakushtëzuar është demagogji! Ka nje prirje shume shqetësuese me rënien e transfertave ndërqeveritare dhe ndryshimin ne burimet vendore te te ardhurave. Qe nga viti 2009 Bashkisë Berat i është shtuar funksioni i konvikteve qe konsumojnë çdo vit 22 milionë leke, Qendra Sociale PAK ‘’LIRA ‘’ me 17 milionë leke /vit, supervizimet, kolaudimet dhe funksionet e delegauara qe llogariten rreth 5 milione leke /vit, rritja e përvitshme dhe indeksi I pagave qe nuk kompensohen nga Qeveria, dhe qe llogaritet ne rreth 6 milione leke si dhe ndikimi qe jep rritja e çmimeve te energjisë, karburanteve, inflacioni dhe kostot administrative qe përllogariten ne rreth 4 milionë leke ne vit !
Pra ne total shpenzimet dhe funksionet janë rritur 54 milionë leke ne vit, ndërkohe qe transferta është ulur ose është nen kufijte e vitit 2009 , kur nuk i kishim keto detyrime!!
Sipas formules , transferta duhej te ishte per Bashkine Berat 214 milione leke /vit dhe jo 160 milione , qe do te thote se jane investime te pakryera, dhe trend ne renie te treguesve te progresit.
Transferta nuk eshte e pakushtezuar, por tejet e kushtezuar, e limituar, dhe e kontrolluar! Edhe kete vit. 15% e transfertes eshte e kushtezuar per fond pagash , 10 % per gjelberim, dhe pjesa tjeter per funksionet e tjera .’’Risia ‘’e ketij viti eshte se transferta perllogaritet e ndare ne “tre mujore’’ c’ka do te thote se nqs nuk ezaurohet ne afatet e limituara –alokohet nga Qeveria!
Fabula eshte e qarte : Qeveria thote ‘’Po te jap ate qe nuk kam ! Do te marr ate qe dua une !!
Pra buxheti 2013 do te shenoje rekorde negative nder vite. Realisht ka nje renim financiar dhe moral te qeverisjes vendore ne nivel kombetar. Sot lajme te përditshme jane borxhet, jane njesite vendore dhe entet buxhetore qe kane mbi 3-4 muaj pa marre pagat, jane sherbimet publike te pafinancuara , jane komunitete te pashperblyera, jane funksione ne meshire te fatit dhe kontrata investimesh te papaguara .

Nuk jemi te penalizuar vetem nga reduktimi i pervitshem dhe pakesimi I transfertes, por jane kufizuar ne maksimum burimet e te ardhurave vendore. Cdo vit eshte bere kufizimi i te ardhurave nga biznesi i vogel. Pergjysmimi i taksave nuk shoqerua me kompensim, me ligj Qeveria kufizoi tarifat e sherbimeve publike, duke thelluar raportin e mbulimit te kostos me tarife dhe duke na detyruar te rrisim subvencionet per sherbimet.
Ulja e klasifikimit te xhiros per biznesin dhe shtimi i TVSH-së, ndikoi ne zbrazjen e buxhetit te Bashkise dhe mbushjen e arkes se buxhetit te qeverise, kur me ligj parashikohet ndryshe.
Pushtetit vendor i jane zvogeluar mundesite per te siguruar te ardhura, pasi ka deshtuar reforma e legalizimeve , ku pushteti vendor merr 10 % te te ardhurave dhe 90 % i mer pushtetit qendror, nderkohe qe zonat informale jane ne emergjence per zhvillim urban, pergjegjesi qe i ngelet bashkise, por pa fature financiare!
Qysh prej 30 Shtatorit 2011 jemi te bllokuar me vendim Qeverie per dhenien e lejeve te ndertimit, c’ka ka paralizuar sipermarresit e ndertimit, ka shkaktuar mungese te ardhurash ne buxhetin e bashkise nga mosvjelja e takses se ndikimit ne infrastrukture dhe ka frenuar pronaret per zhvillimin e ligjshem te prones se tyre.
Bashkia nuk merr ne mase te plote kompesnimet per kasat fiskale, per shkak te bilanceve subjektive qe klasifikohen sipas rakordimeve te Qeverise.
Nje impakt negative ne planin moral dhe financiar ka dhene edhe falja e borxhit, dhe e detyrimeve te prapambetura nga individet dhe subjektet , cka ka favorizuar shkelesit e ligjit dhe ka demoralizuar taksapaguesit e rregullt !
Ky veprim i qeverise shkel rregullat e barazise para ligjit, inkurajon anarshine dhe ul besueshmerine e donatoreve qe investojne dhe kreditojne projekte ne Shqiperi dhe kerkojne shlyerjen e pagesave nepermjet taksave dhe tarifave te miratuara!
Panorama reale, e trishtueshme dhe nen efektin ne rritje te krizes, flet vete se me sa veshtiresi dhe pune te jashtezakonshme do te perballohen detyrat tona per nje qeverisje vendore normale dhe ne akord me sfidat!

Pyetja 3 : Sa eshte numri i personave qe marrin ndihme ekonomike dhe a mund te perballohet ky numer per kete vit pas shkurtimeve ne buxhet ?

Pergjigje : Aktualisht ka 1008 familje qe trajtohen me ndihme ekonomike. Fondet per kete kategori akordohen nga Qeveria si pjese e transfertes se kushtezuar.
Ne dy vitet e fundit eshte rritur papunesia dhe niveli i varferise ne Berat. Jane rreth 5000 te papune ose 16 % e forcave aktive per pune! Biznesi eshte tronditur dhe po mbijeton nen goditjen e krizes dhe te barres fiskale qe i ngarkuar ne kurriz Qeveria !
Eshte lajm i keq fakti qe jane mbyllur rreth 70 biznese, kane pezulluar aktivitetin mbi 83 biznese, dhe kane dale ne ankand rreth 62 pasuri te qytetareve si pamundesi per te shlyer detyrimet.
Dyqanet e ushqimeve jane mbushur me borxhe dhe borxhlinj! Mungesa e punësimit dhe varferia jane kercenuese per shume familje, ne shoqeri jane shtuar veset dhe shqetesimet nga vjedhjet, depresionet dhe dilemat e perballjes se jeteses!
Ndihma ekonomike eshte e pamjaftueshme dhe nen nivelin e minimumit jetik!
Problemi nuk zgjidhet me statistika ne rritje te skemes se ndihmes ekonomike, as me lemoshen financiare qe shperdnahet sot, por duke ndryshuar modelin ekonomik, duke rilindur ekonomine, duke gjeneruar zhvillim nepermjet punes, prones, prodhimit, shanseve per te perdorur gjithsecili dijet dhe aftesite, per progres dhe mireqenie. Ndryshimi vjen ne 23 Qershor, per rilindjen e Shqiperise dhe gjithe Shqiptareve duke votuar Partine Socialiste!

Pyetja 4 : A do te kete shkurtime ne administrate ose ne investime ?
Pergjigje: Vitin e kaluar u shkurtuan 57 nepunes dhe punonjes te sektoreve mbeshtetes te bashkise. Pozicionet e sotme te punes ne administrate dhe njesite shpenzuese jane ne perputhje me ligjet per cdo funksion dhe te normave sipas klasifikimit te vendit te punes!
Bashkia Berat ka nje profil te ndjeshem social, dhe konsumon fonde pagash per funksione te tilla si cerdhet, konviktet, sherbimet sociale, biblioteka, qendra kulturore, sherbimet publike, shumesportet, futbolli, transporti urban etj. Investimet ngelen te reduktuara. Nuk mund te kryhen investime me kete buxhet mjeran te Bashkise !

Pyetje 5: Cfare eshte menduar per vitin 2013 per investime ne qytetin e Beratit. Cilat jane prioritetet e bashkise qe ju drejtoni ?
Pergjigje: Berati ka nje situate tejet shqetesuese, dhe nje trashegimi problematike per mungesen nder vite te investimeve kapitale ne qytet. Sot eshte emergjente nderhyrja me investim ne qendren e qytetit, per te cilen kemi projektin dhe jemi ne negociata per financim me Fondin Amerikan te Zhvillimit. Kete vit do te filloje implementimi i projektit per rehabilitimin e rrjetit te ujesjelles- kanalizime qe financohet nga Banka Gjermane KFW i cili do te kete impakt edhe ne zhvillimin e infrastruktures.
Ka filluar studimi per trajtimin e Lumit Osum sipas perspektivës Evropiane, proces qe po kryhet nga Kompania Franceze Sicala dhe me mbeshtetje te Qeverise franceze !
Bashkia Berat ka perfituar nje grant nga Banka Boterore, te cilin sapo te levrohet do t’a perdorim per projekte ne fushen e trashegimise dhe te menaxhimit te planit urban.
Eshte ne perfundim projekti i rehabilitimit te Kalase se qytetit, qe financohet nga Komisioni Evropian. Perfundon rikonstruksioni i plote i Shkolles 9 vjecare ‘’Zihni Toska ‘’ qe financohet nga PNUD.
Me fonde te Bashkise dhe donatoret do te mundesojme investime per cerdhet dhe shkollat, ne fushen e mjedisit dhe te gjelberimit, si dhe te infrastruktures ne qytet .
Qyteti i Beratit ka nevoje te domosdoshme dhe te menjehershme projektin per Unazen e cila do te zgjidhe eleminimin e trafikut te mjeteve te renda qe kalojne mes permes qytetit dhe sjellin problem per trafikun, per aksidentimin e rrugeve te qytetit, per imazhin dhe cenimin e tregut turistik etj.
Jane rreth 60 projekte ne dikasteret qendore, qe presin prej vitesh rradhen per investime, por per vitin 2011 dhe 2012 nga grantet konkurruese te qeverise nuk eshte financiar asnje projekt!
Kemi aplikuar prane Fondit te Zhvillimit te Rajoneve , FZHR, dhe Ministrive per vitin 2013dhe te shpresojme te mbeshtetet ndonje projekt! Fondet publike adresohen me klientelizem dhe per qellime politike dhe elektorale.
Falenderoj donatoret dhe financimet e huaja per sa kemi bere deri tani dhe per nje program financimesh qe do te kemi ne te ardhmen !

Pyetja 6 : Si jane marredheniet me Prefektin dhe Institucionet e tjera te Pushtetit Qendror?

Pergjigje : Marrdheniet me Prefektin dhe strukturat e tjera te Pushtetit Qendror kane qene korrekte, ne kohezion me pergjegjesite ligjore , ne akord me pergjegjesite politike dhe detyrimin per te bashkepunuar ne interes të qytetit dhe komunitetit. Vullneti dhe dashamiresia per te bashkepunuar, ka dhene sinjale pozitive ne permiresimin e klimes lokale, c’ka eshte herezi ne Shqiperi, por nuk ka patur perfitueshmeri dhe mbeshtetje financiare per projektet e beratit. Te gjitha nevojat dhe sfidat e qytetit jane bere prezente ne Qeveri, deri tek Kryeministri, por ato jane anashkaluar, dhe deshmi per kete eshte realiteti qe ndeshim ne Berat, si rajoni me I begate, por me i prapambetur i Shqiperise, ku fondet kane qene me pikatore!!

Pyetje 7: Pak dite me pare u publikuan rezultatet e Censusit qe u zhvillua vitin e kaluar. Cili eshte gjykimi juaj per keto shifra dhe a ka patur gjate ketij viti levizje migratore, qofte nga Berati ne drejtim te qyteteve te tjera si dhe anasjelltas?

Pergjigje: Edhe pse ka pak informacion zyrtar per rezultatet e Censusit, natyrshem qe kemi vleresimet tona per treguesit statistikore te tij.
Thelbi qendron ne faktin se sot kemi dy vleresime te ndryshme per popullsine, nje sipas Censusit qe sjell shifra ne renie dhe nje sipas rregjistrimit te Gjendjes Civile qe e raporton popullsinë shume here me te larte.
Berati sipas regjistrimit te Gjendjes Civile ka nje popullsi prej 64.589 banore, ndersa sipas censusit rreth 38 mije banore !
Keto dy standarte i hyjne ne pune qeverise. Kur eshte fjala per te dhene transferten e pakushtezuar i referohet Censusit, kur eshte fjala per te llogaritur mandatet dhe votat i referohet regjistrimit te Gjendjes Civile!!
Censusi nuk eshte fotografia ekzakte e qytetit. Gjykimet qe rrjedhin nga rezultatet e Censusit per shume nga treguesit e paraqitur ne te, nuk na ndihmojne per nje vendimarje efektive dhe per nje realitet konkret te te dhenave te popullsise.
Ne lidhje me migirimin dhe imigrimin, edhe Berati nuk mund t’iu shmangej ketyre zhvillimeve, si pjese dinamike e zhvillimeve te sotme demografike. Problemi qendron tek kontrolli i sakte, adresat e qarta, dhe rregjistrimi korrekt i cdo banese, familje, etj., duke iu dhene fund manipulimeve ne kete fushe dhe mbizoterimit te kaosit ne emer te levizjes se lire te njerezve !

Pyetje 8: Flitet per dhenie te shtetesise te gjithe atyre qe duan te marrin shtetesi Shqiptare. A eshte i pergatitur Berati per prurje te reja dhe cilat do te jene masat qe do te mare bashkia per evdientimin dhe rregjistrimin e tyre?

Pergjigje :
Kultura qytetare e Beratasve, resurset ekonomike dhe natyrore, teresia hapesinore dhe menaxhimi urban e bejne te pranueshme zgjerimin e qytetit dhe mundesine e rritjes se popullsise.
Rregjistrimi i prurjeve te reja te popullsise do te kryhet ne kohezion te plote me legjislacionin ne fuqi dhe procedurat administrative perkatese. Cdo praktike qe buron nga detyrimet nderkombetare , nga konventat, statutet dhe standartet demokratike, jashte arsyetimeve dhe qellimeve nacionaliste, raciste dhe terroriste, do te kete vullnetin per t’u mbeshtetur nga ana jone.

Pyetje 9: Keni dijeni ju sesi paraqitet gjendja e listave zgjedhore, pasi ne Kukes dhe ne disa qytete paraqitet problematike. A i keni publikuar listat ju ?
Pergjigje :
Kemi publikuar listat paraprake per 73 Qendra Votimi, dhe jemi ne angazhim te perditshem per perditesimin e listave. Vazhdojne te shfaqen shqetesimet e zgjedhjeve te meparshme, por ne do te merremi me verifikimin e tyre dhe me sensibilizimin e gjithe zgjedhësve per t’i eleminuar pasaktësitë, dublimet, ndarjen e trungut familjar ne qendra votimi te ndryshme etj. Kemi filluar te ndajmë numrat dhe emrat ne cdo familje.

Ne si qeverisje vendore do te jemi ne krye te detyres per te bere saktesimin e listave, verifikimin e zgjedhësve, adresimin e qarte te tyre prane Q.V, vendbanimin, vendqendrimin, dhe cdo te dhene tjeter qe shmang manipulimin dhe perseritjen e fenomeneve qe i deformojne zgjdhjet !

Pyetja 10 : Keni filluar te mendoni per ambientet ne te cilat do te vendosni Komisionet e Q.V dhe te KZAZ-ve ?

Pergjigje: Sipas ligjit dhe kodit zgjedhor , kemi shpallur vendndodhjen e 75 Qendrave te Votimit, (2 jane Q.V te posacme) dhe kemi respektuar Kodin Zgjedhor per ndarjen e Q.V. me mbi 1000 zgjedhes dhe bashkimin e atyre qe jane nen 200 zgjedhes !
Eshte caktuar salla e madhe e Pallatit te Kultures si vendi i numerimit te votive dhe si Qendër e KZAZ se bashkisë Berat.

Pyetje 11: Si do te jete rezultati i zgjedhjeve per PS per qarkun e Beratit?

Pergjgije :
PS do te maksimalizoje voten me shume se kurre ne keto 22 vjet dhe beratasit kane shume arsye per te votuar PS dhe Edi Ramen me 23 Qershor dhe do te jemi ne krye te atyre qe do te sjellin ndryshimin. Ne vitin 2009 mandati i peste humbi për pak vota, kjo do te thote qe e fillojme garen me 5 mandate per te arritur me shume, aq sa eshte akordi i votave ne terren, por qe ne duhet te organizojme punen per t’i fituar dhe administruar.
Nderkohe potencialet elektorale te PS jane te jashtezakonshme dhe i gjithe ky elektorat i qendrueshem, i mbeshtetur edhe nga shumica e zhgenjyer dhe e braktisur nga PD dhe Berisha, e tejlodhur nga kjo politike stresuese dhe raskapitese, do t’i bashkohet levizjes per rotacionin e pushtetit dhe per rilindjen e Shqiperise !
Pushteti i sotem numeron ditet e largimit , ne socialistet ditet e fitores,.

Pyetje 12 : Sa i mundshem eshte nje koalicion me LSI-ne ?

Pergjigje: Per aq kohe qe LSi do jete krah dhe mbeshtetje per PD, nuk ka sesi mendohet per nje koalicion te mundshem. Edhe tek baba te jem, edhe burrë te kam , nuk ka kuptim! Ne na takon te krijojme nje front te gjere forcash politike qe sjellin largimin e PD dhe Berishes nga pushteti. Nga pikepamja e vendimarrjes, forumet e PSSH dhe Kryetari Edi Rama e gjykojne dhe shprehen ne momentin e duhur per keto ceshtje .

Fadil Nasufi

Projekt Buxheti 2013

  • January 04, 2013
  • mario
  • Të Reja
  • Comments Off

Ditën e premte, datë 14.12.0201 Stafi i bashkisë Berat prezantoi në Pallatin e Kulturës Margarita Tutulani Buxhetin e vitin 2012 si dhe Projekt Buxhetin e vitit 2013. Në takim ishin të ftuar qytetarë, grupe interesi, organizata etj. Prezantimet mbi vitin që lamë pas dhe projekt buxhetin e vitit 2013 u kryen nga Kryetari i Bashkisë, Z. Fadil Nasufi, Drejtuesja e Shërbimeve Sociale Znj. Vjollca Hocha, Drejtori i Urbanistikës Redin Kusta, Drejtuesi i Taksave Vendore në Bashki Z. Besmir Blana dhe Drejtoresha e Financës në Bashki Znj. Luiza Bazaj. Në takim drejtuesit vunë theksin tek problematikat dhe sfidat me të cilat u përballëm në vitin që lamë pas si dhe sfidat, mundësitë dhe projeksionet e reja për vitin 2013. Në fund qytetarët bënë komentet dhe dhanë sugjerimet e tyre në lidhje me buxhetin që pritet të miratohet për vitin tjetër. Prezantimet e të pesë drejtuesve do të keni mundësi ti lexoni në faqet respektive sipas fushave.

buxheti

ASP, dialog për përdorimin efiçent të energjisë

  • December 24, 2012
  • mario
  • Të Reja Nga Ekonomia
  • Comments Off

Përdorimi i qëndrueshëm i energjisë ka mbledhur në Berat përfaqësues të Akademisë së Studimeve Politike, ekspertë për çështjet e energjisë, krerë vendorë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe biznesit. Takimi u organizua nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) dhe GIZ Albania, në kuadër të iniciativës rajonale “Dialogu me publikun për përdorimin e qëndrueshëm të energjisë në Evropën Juglindore”. Drejtori i ASP, Erjon Tase, tha se në përputhje me direktivat evropiane dhe paketën e udhëzimeve për energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit, Shqipëria ka vendosur objektiva ambicioze, që synojnë rritjen e efiçencës së energjisë me 9% deri në vitin 2018. “Për të arritur objektivin e rritjes së efiçencës së energjisë, duhet të punojnë së bashku të gjithë sektorët e shoqërisë”, tha Tase. Ndërkohë kreu i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, ka theksuar domosdoshmërinë e përdorimit të lëndëve alternative të energjisë, sidomos për ngrohje.

Seminar Trajnues në Slloveni Mbi Fondet e Bashkimit Evropian

  • November 21, 2012
  • mario
  • Të Reja Nga Ekonomia
  • Comments Off

Stafi i Bashkisë Berat morri pjesë së fundmi në një seminar trajnues mbi tërheqjen e fondeve të Bashkimit Evropian. Seminari organizohej në Slloveni  nga Qendra për Perspektivë Evropiane, Agjenci e Shtetit Slloven e cila ndihmon vendet që dëshirojnë të aderojnë në Bashkimin Evropian. Programet të cilat u shpjeguan kishin në fokus Fondet Strukturore të Bashkimit Evropian të cilat lidhen me Objektivin e Kohezionit. Në pjesën më të madhe programet e shpjeguara presupozonin  se Shqipëria do të kishte marrë statusin e shtetit kandidat.

Programe të tjera që u shpjeguan ishin ato ndërkufitare. Qarku i Beratit nuk përfiton nga programet ndërkufitare me Bashkimin Evropian si rrjedhojë e përcaktimit të territoreve përfituese në fillim të hartimit të Buxhetit dhe politikave në vitin 2007. Tani së shpejti Komisioni Evropian është duke rindërtuar politikat e tij për periudhën 2014-2020 dhe Bashkia Berat do t’i drejtohet Ministrisë së Integrimit për të parë mundësinë që Berati të përfshihet në programin ndërkufitar Adriatik si një zonë  e bashkangjitur. Marrja e statusit si një zonë e bashkangjitur do t’i mundësonte Beratit që të përfshihej në programet ndërkufitare.

Ndër të tjera u shpjeguan Buxheti i BE-s, Politikat, Objektivat, Mënyra e Konkurrimit si dhe Hartimi i Projekteve. U rekomandua edhe literatura bazë si dhe burimet online të përgatitjes për tërheqjen e fondeve. U dha një pasqyrë edhe e detyrimeve të Shtetit Shqiptar pas aderimit si Shtet Kandidat.

Qendra për Perspektivë Evropiane u zotua që do të vazhdojë bashkëpunimin me bashkitë tona më  tej duke planifikuar trajnime të tjera vitin e ardhshëm si dhe duke parë mundësi për bashkëpunime konkrete për projekte të përbashkëta.

sllovenia

Inagurohet Thertorja e Beratit

  • October 03, 2012
  • mario
  • Të Reja Nga Ekonomia
  • No Comments

Mishi është një produkt me vlera të pazëvendësueshme për njeriun, konsumimi i mishit dhe i nënprodukteve të tij është sa i domosdoshëm aq dhe delikate nga pikëpamja e sigurisë ushqimore për konsumatorin.

Mosrespektimi i standardeve sanitaro-veterinare munde të çojë ne kontaminimin e konsumatorit nga sëmundjet zoonoze te transmetueshme nëpërmjet konsumimit të mishit dhe nënprodukteve te tij.

Në Bashkinë Berat  ushtrojnë aktivitetin e tregtimit te mishit 35 njësi tregtare dhe rikonstruksioni i ish. thertores ne Orizaj me pronar Agron  Qesen e cila plotëson kushtet teknike dhe ka kapacitetin e mjaftueshëm, është një hallke e rëndësishme qe garanton sigurinë ushqimore te konsumatorit Beratas per arsye se therja e kafsheve dhe kontrolli veterinar do te jete i përqendruar dhe do te kryhet ne baze te ligjit te shërbimit veterinar. Thertorja u përurua së fundi nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit  Z. Genc Ruli si dhe Kryetari i Bashkisë Z. Fadil Nasufi.

thertore

Financat në Bashkinë Berat

  • May 16, 2011
  • mario
  • Të Reja Nga Ekonomia
  • No Comments

Te dashur bashkeqytetare. Ne vijme para jush pas kater vitesh me sfida te perballuara me sukses dhe tregues te realizuar  qe flasin per performance  ne rritje.

Gjate periudhes 2007-2011ne kemi patur rritje te numrit te bizneseve qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne qytet. Krahasuar me vitin 2007 sot ka 358 subjekte te reja edhe pse ka nje numer te larte te bizneseve qe kane mbyllur apo dhe pezulluar aktivitetin e tyre.

Te ardhurat vendore ne vitin 2007 ishin  rreth 144 milion leke, ne vitin 2010  realizuam 178 milion. Per 4 vite rresht ne kemi realizuar 686 milion leke te ardhura ose 34 milion leke me shume se viti i pare i mandatit (2007).

E kunderta ndodh me Pushtetin Qendror i cili e ka ulur me 11 milion e 300 mije leke grantin e akorduar Bashkise Berat krahasuar me vitin 2007.

Ne vijme sot me premtim te  mbajtur, te qarte e me vizion te percaktuar.  Progres  – Arritje – Rezultat , edhe pse kemi patur buxhete financiare te cunguara, te kushtezuara, mjerisht me te vogla nga sa eshte premtuar dhe deleguar. Ne jemi financiarisht te penalizuar me rreth 170 milion leke te munguara ne buxhetin e Bashkise per 4 vite.

Kemi punuar dhe punojme me nje grant jo te 4 fishuar, sic eshte premtuar, por me te vogel se ne vitin e pare te kesaj qeverie qe na ka pare dhe sheh me syrin e njerkes,te kesaj qeverie qe thote, premton dhe nuk financon sherbime publike, arsimin,  kulturen, artin, sportin, investimet etj. Delegon dhe nuk financon sherbimet sociale , per te cilat ne kemi perdorur tatimet dhe taksat tuaja; 90 milion ne 3 vite. Ne dime te menaxhojme e te administrojme. Ky qytet qe ka te ardhme dhe tradite, ka patur vemendjen, perkushtimin,  dhe angazhimin profesional maksimal.

Qeveria ul financimin por ne shtojme te ardhurat lokale per me shume sherbime ne komunitet. Bashkia Berat i ka shperndare shpenzimet ne kete forme: 36 % e shpenzimeve shkojne per sherbimet publike, 14 % per kulturen dhe sportin,  12 % per rruge trotuare dhe Ndiçimin Publik, 10 % per arsimin, 12 % per Konviktet dhe 4 % per Qendren rezidenciale per personat me aftesi te kufizuar “Lira”.

Kjo eshte perfomanca e përdorimit te buxheteve tona, te  te ardhurave tona lokale! Jemi transparent dhe i përdorim ato aty ku kemi nevoje dhe domosdoshmëri. Dime te menaxhojme sepse kemi te qarte  misionin dhe vizionin tone per qytetin dhe keshtu kthejme  tatimet dhe taksat tuaja ne me shume sherbime per ju .

Barra e rende fiskale nuk vjen nga ne, por nga qeveria qendrore. Ne Berat, cdo familje dhe biznes paguan vetem 3 tarifa vendore, ndersa per pushtetin qendror jane me dhjetra llojet e taksave dhe tatimeve qe ata paguajne. Nje familje beratase paguan per tarifat vendore 167 leke ne muaj. Nje biznes i vogel paguan 257 leke ne muaj ndersa biznesi i madh paguan vetem 4,071 leke ne muaj, ndersa barra fiskale per taksat dhe tatimet qe nje biznes paguan per pushtetin qendror eshte mesatarisht 4 here me e larte.Nje familje paguan  vetem per buken  TVSH 600 leke, energji elektike 500-700 leke, Televizionin kombetar TVSh 100 leke ne muaj.

Me të ardhurat e Bashkisë mbulohen: sherbimi i pastrimit, vetem 55.8% nga tarifa e pastrimit dhe pjesa tjeter 44% mbulohet nga  te ardhura te tjera. Te ardhurat nga Ndricimi publik mbulojne deri ne 27.7% te kostos reale te tij, Shpenzuam per arsimin ne kater vite 100 milion e 517 mije leke. Per transportin urban ne kater vite shpenzuam 30 milion e 713 mije lek ose 480 lek per nje banor. Per Kulturen dhe Sportin shpenzuam 43 milion leke.

Pë shërbimet sociale spenzohet 27% e totalit te buxhetit, një tregues ky qe ka njohur rritje. Kemi investuar nga te ardhurat lokale gjithesej per te kater vitet se bashku nje vlere ne shumen 151 milion e 354 mije leke. Te perdorura keto per investime publike dhe pjesmarrje. Kemi finanuar kontributin e Bashkise per Tregun e ri Industrial ne vleren 20 milion leke, projektin e Banesave Sociale ne vleren 10 milion e 500 mije leke e te tjera investime. Jemi bere te besueshem financiarisht ndaj dhe te tjera bashkepunime e financime kemi te programuara ne kater vitet qe vijne.

TE TJERA SFIDA KEMI PERBALLE :

Nga rimburs mi i vleres se kasave fiskale, Bashkia ka buxhet te munguar ne vleren 51 milion leke. Ne jemi ne pritje te  “rimburimit te kesaj shume nga Qeveria” e cila s’eshte gje tjerer veçse mashtimi i radhes.

Ashtu sikurse jane ne pritje  prane Bashkise  rreth 750 çertifikata shperblim lindje, per te cilat  nenat  beratesase duhet te shperblehen me 5000 leke, Qeveria vetë i nxjerr ligjet por nuk i shoqeron me fature financiare,  ndersa  qytetaret enden  dyerve te bashkise duke pritur çeljen e fondeve nga qeveria.

Sfide e rendesishme per ne ngelet bashkepunimi me Keshillin Bashkiak dhe Pushtetin Qendror.

Sot, Bashkia Berat me profesionalizmin e saj siguron nje alokim dhe shfrytezim te buxhetit adeguat duke adresuar nevojat dhe sherbimet kryesore ne qytetin e Beratit. Ne kemi te gjitha potencialet e nevojshme per te realizuar objektivat qe kemi perpara

Strehimi i popullatës në nevojë-prioritet i Politikave Sociale të Bashkisë Berat

  • May 10, 2011
  • mario
  • Të Reja Nga Ekonomia
  • No Comments

27% e TOTALIT TE BUXHETIT I PERKET POLITIKAVE SOCIALE

Bashkia  Berat  e  vlerëson  strehimin si një nga prioritet  e politikave të saj sociale, nisur kjo edhe nga nevoja  gjithnjë e në rritje të kërkesave të qytetarëve për banese .Vazhdimisht prane Bashkisë Berat paraqiten qytetare, te cilët per shkak te mungesës se burimeve te tyre financiare, kërkojnë mbështetjen e institucioneve vendore per zgjidhjen e problemit te strehimit, duke plotësuar formularin e vetedeklarimit. Ky numër deri tani ka arritur ne 480 aplikantë.

Bashkia i ka kushtuar vëmendje ketij fakti  dhe ka punuar per te qene pjesëmarrëse ne projektet e ndryshme te strehimit  te ofruara nga institucione te rëndësishme dhe donatore serioze.

Si rezultat, ne datën 13.02.2008 Bashkia Berat, fal punes se stafit dhe angazhimit te Kryetarit te saj , per te plotësuar kushtet e kërkuara nga Banka Keshillit te Evropës , nënshkroi me Qeverinë Shqiptare,  Kontratën e Nenhuase  per projektin “ Ndërtimi i  Banesave me Qellim Social”.

Ky projekt  u realizua me bashkëfinancimin e Bankës se  Keshillit te Evropës , Qeverise Shqiptare dhe Bashkisë Berat. Për këtë projekt u investuan 71,650,000  leke nga Banka e Keshillit te Evropës ( kredi), 20, 754,026 lekë nga qeveria shqiptare            dhe 77,048,251  leke nga Bashkia   Berat.

Nëpërmjet  ketij projekti u realizua ndërtimi I dy pallateve 6 –katesh ne lagjen Murat Celebiu. Cdo pallat ka 24 apartamente prej te cilave nje është garsonierë ( nje dhome me aneks) dhe 23 jane 1+1 (nje dhome +nje kuzhine).

Këto apartamente janë ndërtuar sipas standarteve bashkëkohore dhe me një cilësi të lartë nga ana ndërtimore .

Nje vëmendje te veçantë iu kushtua krijimit të kushteve të domosdoshme dhe sa më të mira për rritjen e cilësisë së banimit duke  kryer këto punime me këto standarte : dritare dur-alumini dopio xham, banjë me pajisjet hidro-sanitare te kohës, mobilimi të aneksit me kuzhinë dhe aspirator, dyer të blinduara ne hyrje te pallatit, etj.

Një rëndësi të veçantë bashkia i kushtoi dhe infrastrukturës rrugore duke ndërtuar rrugën “Pal Golemi ”  dhe kanalin e ujërave të larta, te cilat ishin nje problem shumë i madh për banorët e kësaj lagjeje dhe qeëi shërbejnë dhe banorëve të rinj që do të sistemohen në këto pallate .

Në vijim të punës për krijimin e kushteve sa më të mira,u krye dhe sistemimi i territorit pranë këtyre pallateve, me qëllim krijimin e një ambienti shlodhës si dhe argëtues per fëmijët.

Për sistemin e këtij territori u shtrua me pllaka dekorative sheshi para pallateve dhe rrugicave,zona u ndriçua  nëpërmjet 9 shtyllave elektrike, u vendosën 16 stola për shlodhje, u gjelbërua nëpërmjet mbjelljes së barit, shkurreve dekorative, manjolave dhe pishave,si dhe u vendosën lodra për fëmijë si: lisharës,rrëshkitëse dhe lëkundëse .

Qytetarët që do të strehohen në këto banesa do të jenë qiramarrës  kundrejt Bashkisë, kjo sipas Marreveshjes së Huase midis Bankës së Keshillit te Europës dhe Qeverisë Shqiptare.

Financimi i Bankës së Këshillit të Europës është bërë në formën e dhënies së një  kredie, që do të thotë se Bashkia duhet të paguajë për 15 vjet principalin e kredisë, ndërsa Qeveria Shqiptare do të paguajë interesat e kësaj kredie.

Përzgjedhja e familjeve të pastreha që do të përfitojnë  këto banesa do të bëhet në bazë të Ligjit nr. 9232, dt. 13.05.2004 “ Për programet sociale të strehimit të qytetarëve në zonat urbane” dhe kritereve të vendosura nga Banka e Këshillit të Europës .

Përveç kritereve, të përcaktuara në ligjin e mësipërm,për përzgjedhjen e njerëzve me aftësi të kufizuara, si  paraplegjikët ,tetraplegjikët ,invalidët,të verbrit e grupit të parë, jetimët deri në 30 vjeç,familjet një prindërore etj,nje rëndësi kryesore do të ketë edhe niveli i të ardhurave mujore të familjes.

Kjo përzgjedhje do të bëhet  nga bashkia,pasi Këshilli Bashkiak të miratoj nivelin e qirasë për këto apartamente.

E gjithë kjo punë e bërë ne disa vite tregon seriozitetin e Bashkisë për të ndihmuar qytetarët e saj, shtresat më në nevojë,si dhe për t’ju ofruar atyre jetesë dinjitoze ashtu si gjithë qytetarët e vet.Ne jemi gjithashtu cdo ditë në shërbim të qytetarëve për ti sqaruar ata në lidhje me atë çka ne ofrojmë.

Industria agropërpunuese në rrethin e Beratit

  • April 18, 2011
  • mario
  • Të Reja Nga Ekonomia
  • No Comments

Para vitit 1945 Berati nuk ka patur industri  agropërpunuese me përjashtim të një fabrike për prodhimin e vajit të ullirit të ndërtuar në vitin 1941 nga familja  e Jani Tutulanit në Berat.

Ullinjtë prodhoheshin shumë, por përpunimi ishte primitive. Vaji nxirrej me ullinj të thjeshtë ose mëngra ku guri shtypës i kokrave vihej në lëvizje me kafshë. Më tepër preferohej për ilaç vaji i nxjerrë duke i shtypur ullinjtë me këmbë.

Përpunimi i rrushit për verë e raki bëhej me metoda të thjeshta familjare. Rakia pas fermentimit të bërsive nxirrej nga kazanë nën presion dhe me ftohje, ndërsa vera nxirrej nga rrushi i zgjedhur serinë e zezë dhe bërsitë fermentoheshin e kulloheshin në fuçi prej lisi dhe prej mëni.

Frutat që teproheshin thaheshin si: fiq, mollë, vathëza, kumbulla etj.., të cilat konsumoheshin nga familja në dimër ose tregëtoheshin. Përgatiteshin edhe reçelna apo liko qershie, ftoi, kumbulle, kajsie, fiku, thane, rrushi, arra. Gjithashtu përgatitej pekmez me rehani rrushi dhe mëni.

Në fshatrat e Beratit, sidomos në ato kodrinore e malore përpunimi i prodhimeve të fruti kulturës ka qenë i hershëm dhe shumë i zhvilluar, sepse përgatisnin një  pjesë të ushqimit dhe zahiresë së dimrit. Ndërsa amvisat e qytetit përgatisnin lloj-lloj likosh të shijshme dhe aromatike.

Një pjesë e frutave si ftonj, rrush korith i ruanin të varur nëpër qilarët e freskët  dhe i konsumonin në dimër.

Pas vitit 1945 me shtimin e vrullshëm  numerike të pemëtarisë u shtua edhe prodhimi i saj. Kjo kërkonte objekte për ti përpunuar. Filluan të ngrihen punishte dhe fabrika me teknoogji moderne për kohen, në të cilat përpunoheshin rrushi, ullinjtë dhe frutat. Fillimisht u hapën punishte në zonat e thella si; Paftal, Allambrez, Bardhaj, Roshnik etj..

Në Berat, përveç fabrikës së vajit “Tutulani”, u hap një repart për konservimin e vajit në lagjen “Murat Çelebiu”

Më vonë në veri të Beratit u ndërtua kompleksi agropërpunuese ose siç quhej Ndërmarrje Ushqimore. Në fillim në vitin 1960 u ndërtua fabrika e konservimit të ullirit. Më vonë në vitin 1961 u ndërtua fabrika e përpunimit të rrushit. Në vitin 1972 u ndërtua fabrika e re e vajit me teknologji të kohës dhe me kapacitet të madh. Në vitet 1975 dhe 1982 u ndërtuan 2 reparte të konservimit të ullirit.

Në këtë kompleks u ndërtuan edhe fabrika të tjera si ajo e përpunimit të perimeve, fabrika e qumështit, e makaronave e tharjes së perimeve, fabrika e bukës  etj…

Në Uznovë u ngrit reparti i përpunimit të fikut të thatë roshnikës. Fiku paketohej dhe ambalazhohej direkt për tregun e brendshëm ose për eksport. Në kompleksin agropërpunues të Beratit për vitet 1980-1990, mesatarisht përpunoheshin 1500 ton rrush dhe prodhoheshin 4000 hektolitra verë, 600 hektolitra alkol dhe 500 hektolitra raki.

Fruta gjithsej përpunoheshin 580 ton, nga këto 300 ton fiq të njomë, nga i cili përgatiteshin 250 ton marmalatë dhe 50 ton reçel.

Përveç këtyre në kompleksin agroushqimor gjysma e prodhimit të rrushit dhe pak fruta përpunoheshin në  zonat  që përmëndën më lart. Mjaft prodhime të përpunuara eksportoheshin nga rrethi i Beratit.

Rreth 50 % e kompostove dhe reçelnave si dhe 80 % e fikut të thatë  mesatarisht kalonin për eksport. Nga prodhimet e freskta eksportoheshin rreth 50 ton rrush afusali.

Pas vitit 1990 kompleksi agropërpunues u shpërbë. Disa reparte dhe fabrika u privatizuan ndërsa të tjerat ndryshuan destinacion. Punishtet e zonave u shkatëruan.

Gjatë 10- viteve të fundit emigrantët sollën makineri modern vaji dhe i kanë vendosur në zonat ku ka më shumë ullinj, si në Bilçë, Drobonik, Mbreshta, Paftal, Starovë, Donofrosë, Syzes, Poshnjë, Lapardha, Sheqëz, të cilat i plotësojnë mjaft mirë nevojat e rrrethit. Në të njëjtën kohë u hapën  disa punishte dhe familje të vogla private të cilat përpunojne fruta, rrush, fiq te thatë dhe konserva ullinjsh. Të tilla janë firma “Shpiragu”, “Sidej”, Beem”, “Luani”, “Dura”, firma “Alpeti”, firma “Pilo” në Poshnje.

Punishte ka në Lumas, Kuçovë etj..Në Lapardha 2, Bujar Haxhisala ka ndërtuar një fabrikë modern vaji , përpunim frutash dhe rrushi.Aktualisht industria agro përpunuese  ka marrë rrugë të mbarë duke prodhuar 40- 50% në shkallë vendi marmalatë, reçel, ullinj të konservuar, konserva, fiq të thatë etj.

Ekonomia e Qytetit

  • March 24, 2011
  • mario
  • Të Reja Nga Ekonomia
  • No Comments

Drejtimet e zhvillimit te ekonomise lokale :

Ekonomia e qyteti eshte e fokusuar forte ne tri shtyllat qe sigurojne qendrueshmeri e rrije infrastrukture, turizem, shërbime.

1- Bizneset e medha prodhuese e përpunuese, te industrise se  lehte dhe ushqimore duke shfrytezuar resurset e rajonit.  Numri me i madh I bizneseve te vogla zhvillon tregetine ambulante dhe ate te sherbimit.Ka nje rritje te industrise se perpunimit te gurit , duke shfrytezuar  rezervave natyrore te zones per materiale ndertimi e gure dekorativ ne Malin e Tomorrit dhe rrethinat e tij. Ne tregun vendas keto materiale po zevendesojne ne nje fare mase përdorimin e ketyre materialeve me burim importin dhe jane ende prezent ne tregun nderkombetar. .a-Fasonet jane nje drejtim tjeter i ekonomise lokale te cilat ngelen nje drejtim i rendesishem per nje ekonomi lokale ne zhvillim. Ka shume biznese te tjera aktive ne Berat , perfshire industrite qe procedojne me produktet ushqimore,te mishit  ,pijet alkolike dhe jo alkolike , ndersa disa industri te manifaktures po terheqin investime si ato te induistrise se lehte, ajo e materialeve te ndertimit , punimet me dru,  etj.

b- Industria përpunuese e agrobiznesit – ka nje mundesi te re per te thithur produktet e bujqesise vendase . Rajoni ka nje klime tipike mesdhetare , e cila ben te mundur zhvillimin e bujqesise si nje baze e rendesishme e zhvillimit te agrobiznesit. Siperfaqja totale prej rreth 23 km2 , nga e cila 6 km2 eshte urbane dhe rreth 2 km2 eshte toke bujqesore , mbeshtet idene e zhvillimit te bujqesise lokale. Sistemi i vaditjes se  fermave eshte akoma ne funksionim ,keshtu qe kjo pjese e rendesishme e infrastruktures bujqesore eshte ne vend.

Agrobiznesi eshte me i zhvilluari  dhe akoma nje sektor premtues per zhvillimin e ardhshem te Beratit , i cila reflektohet ne numrin e tyre ( 41) te cilat operojne sot ne sektorin e agrobiznesit dhe territori qe mbulojne keto (23.5 % te siperfaqes  se pergjithshme), numri i njerezve te punesuar ne kete sektor  (42.3 % e totalit te te punesuarve) dhe perben  (49 % ) te numrit total te bizneseve .

Per me teper disa produkte te caktuara agro-bujqesore si  ullinjte, fiqte dhe qershite kane qene te kultivuara ne Berat per mijra vjet , duke zene rreth 13 % te zones bujqesore te qytetit .

Aktualisht industria e  agrobiznesit ne Berat perdor akoma produktet bujqesore lokale . Dy produktet kryesore, fiqte dhe ullinjte janete njohur  ne tregjet nderkombetare. Eksporti i ketyre produkteve formon nje pjese te konsiderueshme te totalit te eksportit ne Qark.

Ne qytet ndodhen rreth 57 % e agrobiznesit te rajonit , duke punesuar me shume se gjysmen e numrit te te punesuarve 59 %. Investimet ne kete sektor , dhe teknikat moderne te aplikuara ne prodhimin e disa linjave , kane sjelle nje produktivitet me te larte dhe rritje te te ardhurave , te demonstruara ne kapacitetin e prodhimit dhe ne numrin e te punesuarve.

Perreth qytetit eshte nje hapesire e pershtatshme per perqendrimin e bizneseve brenda zones ekzituese industriale dhe per permirsimin e zones per zhvillimin e agrobiznesit. Vendndodhja e zones e ben ate te pershtatshme per ngritjen e nje tregu agrobiznesi

Artizanati

Ne vijim  te agrobiznesit ,artizanati eshte nje prioritet tjeter i zhvillimit ekonomik te Beratit dhe do te stimulohet nepermjet ruajtjes dhe kultivimit te tradites dhe nepermjet prezantimeve ne panaire kombetare dhe nderkombetare ,

2- Biznesi I ndertimit

3-Turizmi Ka nje rritje te fuqise ekonomike te biznesit qe operon ne fushen e turizmit. Kjo edhe nepermjet rritjes se fuqise promovuese te vlerave qe ka qyteti tashme me nje satus te veçante.

Shuma totale e subjekteve  te biznesit te vogel pa ambulantet eshte 1106 dhe me ambulantet 1496 subjekte.

Kete trend rrites te te ardhurave locale prej 8.15 %, rritjen e numrit te subjekteve me 3.7 %.

Promovimi i vlerave dhe tendencave te zhvillimit si dhe prezantimi i hapësirave dhe mundësive investuese jane programuar si pjese e praktikes se punes per vitin 2010. biznesi Beratas ka tendence te investoje burimet e veta ne keto drejtime te rendesishme:

a)Sherbime , b) Tregeti me pakice, c) Artizanat, b) Përpunim e agrobiznes, d) Turizem

Te punesuar ne sektorin public 4775

Te punesuar ne sektorin privat : 6234

Pensioniste : 19386

Familje ne ndihme ekonomike : 3552

Ka 6  shkolla te mesme ne rrethin e Beratit ( 4 te pergjithshme, 1 pedagogjike  dhe   1 profesionale) , —- kopshte ,3 cerdhe . Ka nje spital rajonal . Niveli I papunesise : 12.8 %

Monumente te kategorise se pare 107 , te kategorise se dyte :

Ka nje fluks prej rreth 8000 vizitoresh ne vit ne dy Muzeumet Kombetare , dhe rreth 19 mije vizitore ne monumentet e kategorise se pare ( nga te cilet 10.000 jane te huaj. )
Numri I vizitoreve ne qytet eshte rreth 45.000 ne vit, nga te cilet 60 % jane vizitore te huaj ( vendin e pare ne klasifikim e zene Europianet :italiane, franceze, gjermane, britanike, etj ) por ka edhe vizitore ngaAmerika e Veriut dhe Azia .

1 2 Next

Informacion nga Ekonomia

  • Buxhetet 2012-2013
  • Taksat dhe te Ardhurat

Të Reja Nga Ekonomia

  • Organizohet Konferenca Ekonomike Gjermani-Shqipëri
  • Intervistë e Kryetarit Fadil Nasufi: Pushteti Vendor dhe Ekonomia
  • Projekt Buxheti 2013
  • ASP, dialog për përdorimin efiçent të energjisë
  • Seminar Trajnues në Slloveni Mbi Fondet e Bashkimit Evropian
  • Inagurohet Thertorja e Beratit
  • Financat në Bashkinë Berat
  • Strehimi i popullatës në nevojë-prioritet i Politikave Sociale të Bashkisë Berat
  • Industria agropërpunuese në rrethin e Beratit
  • Ekonomia e Qytetit

© 2012. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Krijuar nga Marius Qytyku bashkiaberat.net