Tomori u konfirmua ne Shkoder Kampion Kombetar ne ekipor, duke u ndeshur ne finale me Studentin, e cila u fitua ne menyre te merituar nga djemte e Beratit 2500 vjecar.
ILIR SHABANAJ, DORJAN TAPIA, ANDI KOLA DHE RONALDO TROKA tashme jane te pathyeshem ne Shqiperi.
Nje tjeter KUPE E DYTE per kete vit pas asaj te Kampionatit Kombatar per te Rritur ne individual, e fituar nga Dorjan Tapia nje muaj me pare, sot po ne Shkoder evenimenti me sportistet me te mire, KUPA E ME TE MIREVE ku fitohet perseri nga DORJAN TAPIA i Tomorit, duke i dyfishuar trofete per kete vit, dhe vendin e dyte e ze i riu nga Berati, RONALDO TROKA ku nje muaj me pare eshte shpallur dhe KAMPION KOMBETAR per te rinj ne individual.
Kurse ne KUPEN E ME TE MIREVE per te Rritura ne vend te dyte renditet ARSENA OSMANAJ, ku nje muaj me pare ne Kampionatin Kombetar per te reja ne individual, Arsena fituese e vendit te pare duke fituar KUPEN E KAMPIONES.
Per keto suksese nuk duhet haruar trajneri XHORXHI SKUFI duke e falenderuar per meritat e medha qe ka dhene ne rezultatet e larta te pingpongut.
Të dashur qytetarë te beratit!
Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë klubi shumë sportesh “Tomori” i mbështetur nga Bashkia Berat do të organizojë shumë veprimtari sportive, një ndër këto është dhe veprimtaria sportive Beach Volley nga datat 03-06 Korrik 2012. Koj wshtw një veprimtari që zhvillohet për herë të parë në qytetin tonë dhe e titulluar “Kupa Niazi Shehu” në nderim të një prej emrave me të mëdhenj të sportit beratas dhe në veçanti të sportit të volejbollit.
Cili ka qenë Niazi Shehu? Lindi në Berat në vitin 1931, fillimisht u formua si kuadër i edukimit fizik ne teknikumin e fizkulturës në Tiranë e më pas në institutin e kulturës fizike “Vojo Kushi”. Është aktivizuar si sportist në fushat e futbollit dhe pistat e atletikës, por kontributi i tij me i madh në fushën e sportit ka qenë puna e tij si mësues i edukimit fizik dhe si trajner. Duke filluar punë për herë të parë në Kuçovë atje përhapi lojërat me dorë si; volejbollin, basketbollin, hendbollin dhe tenisin. Në Kuçovë la gjurmë edhe me ekipin e futbollit duke e shpallur kampion të kategorisë së dytë dhe që nga ky moment puna e tij si mësues pas gati 20 vitesh vijon po për 20 vjet të tjera në qytetin e tij të lindjes në Berat. Fillon punën si mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme industriale dhe në të njëjtën kohe ngarkohet nga klubi sportiv “Tomori” me detyrën e trajnerit të ekipit të volejbollit të femrave për të cilin duhet thënë se ishte një ekip i jo i mirë. Me punën dhe pasionin e tij arrin që brenda dy tre viteve ekipi i volejbollit të vajzave të prekë majat më të larta të volejbollit shqiptar, me një grup vajzash të talentuara si; Ollga Gjogu, Pranvera Elezi, Vasilika Gogu, Eduarta Turku, Lubjana Cerova, motrat Natasha e Margalina Doga, Sadete Feka, Luljeta Karalliu etj. Ky ekip u përball me ekipet më të forta të Republikës si 17 Nëntori, Skëndërbeu, Vllaznia, Flamurtari dhe ekipi me i fuqishëm i më tepër se një dekade Dinamo, dhe jo vetëm që dhuroi spektakël dhe entuziazëm në radhët e sportdashësve beratas por edhe duke u shpërblyer me kupa medalje dhe diploma siç ishin shpallja nën kampion dhe medaljen e bronzit në spartakiadën e tretë kombëtare të vitit 1974 kjo është dhe gjurma më e artë e historikut të lojërave me dore në Berat, ku e radhit këtë njeri në figurat me të shquara të sportit beratas.
Qytetarë të beratit për herë të parë në qytetin tonë merr jetë një veprimtari sportive e pa njohur më parë, Beach Volley. Organizatorët e këtij aktiviteti janë përpjekur që aktiviteti jo vetëm të zhvillohet por dhe të jetë dhe cilësor për tu ofruar qytetarëve spektakël. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë volejbolliste dhe mësues të edukimit fizik si dhe volejbollistet e ekipit kampion për të reja, ekipi i Kuçovës të drejtuara nga i pasionuari Rrapi Duraku. Për realizimin e këtij evenimenti do te përmendim dhe falënderojmë n të njëjtën kohe Firmën “Toto Beton” me president Gramoz Toto për ndihmën e pa çmuar që na dha duke mundësuar përgatitjen e fushës, pa te cilën ky aktivitet nuk mund të zhvillohej. Shumë njerëz shpreheshin dyshues për realizimin e saj, por sot që ajo është bërë realitet do të falënderojmë z. Gramoz Toto, këtë qytetar të pasionuar për sportin beratas. Gjithashtu duam të falënderojmë firmën “Soliar” që na bëri të mundur dekorin e fushës, gjithashtu, Televizionin “Glob” dhe ekipet pjesëmarrëse nga Berati dhe Kuçova.
Organizata Desert Experience në bashkëpunim me Bashkinë Berat organizuan të hënën datë 11.06.2012 një parakalim të makinave fuori stradë në qendër të qytetit. Ky aktivitet është në kuadrin e Udhëtimin Ndërkombëtar Jashtë Rruge i cili është organizuar për t’u ofruar fansave të këtij sporti eksplorimin e Shqipërisë dhe peizazhit të saj të bukur.

Ekipi i Tomorit do të qëndrojë në Superligë. Në ndeshjen e vlefshme “play-out” ndaj ekipi të kategorisë së Parë, Besëlidhja, ekipi jonë ka arritur të fitojë falë gjuajtjes së penalltive.
Si koha e rregullt ashtu dhe ajo shtesë ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Nga pika e bardhë lojtarët tanë e drejtuar nga Ernest Gjoka u treguan më të saktë, ndërkohë që tre lojtarë të Besëlidhjes goditën shtyllën. Besëlidhja do vazhdojë të qëndrojë në kategorinë e Parë.
Kështu pas Besës, Tomorri është skuadra e dytë që merr biletën për në Superligë, ndërkohë që ekipin e fundit do ta përcaktojë “derbi i Myzeqesë”, Apoloni-Lushnja që do të luhet të dielën në “Niko Dovana” në Durrës.
Sporti i pingpongut në qytetin e Beratit, vijon që të jetë në elitën e jo vetëm Klubit shumësportësh, por edhe se pas suksesit më të fundit dhe që është realisht një sukses i dyfishtë, për shkak se është shpallur kampion kombëtar si ekip dhe individ, dhe se në kampionatin kombëtar ekipor dhe individual që është zhvilluar së fundi në kryeqytet. Pingpongistët e Tomorit kanë dominuar edhe një herë skenën e këtij sporti në vëndin tonë, sepse supermacia e sportistëve të talentuar beratas që drejtohen nga trajneri i njohur i këtij ekipi dhe atij kombëtar si Xhorxhi Skufi, i cili është duke menaxhuar me mjaft sukses për të gjithë vitin 2011 duke i rikthyer pas një viti mungese, titullin e kampionit qytetit të Beratit si për ekip ashtu edhe si individ, dy tituj këta që janë rifituar realisht pas një viti mungese, dhe për këtë rast ajo që spikat më së shumti, është se dominimi dhe superioriteti i ekipit të Tomorit dhe pingpongistëve të tij të talentuar, qëndron në faktin se në përbërjen e ekipit kampion të vëndit janë duke kontribuar disa nga pingpongistët më të mirë të vëndit dhe ekipit tonë kombëtar si kampioni i saposhpallur i vëndit në kampionatin individual dhe një nga raketat më të mira të vëndit në dekadën e fundit si Ilir Shabanaj, si dhe nënkampioni i vëndit dhe pingpongisti i talentuar Dorian Tapia, i cili ka realizuar një performancë mjaft dinjitoze përballë shokut të tij të skuadrës dhe trajnerit të tij tek moshat kampionit Shabanaj, duke u shfaqur në një finale vërtetë mjaft dramatike dhe shumë rivalizuese midis dy pingpongistëve të së njëjtit ekip, aq sa duhet thënë dhe është përshkruar si shumë emocionuese finalja e individualit për të rritur, nga ana e trajnerit të mirënjohur të Tomorit dhe ekipit tonë kombëtar Xhorxhi Skufi, i cili si një trajner mjaft i apasionuar dhe që ka aritur suksese të pafundme në karierën e tij sportive, aq sa ka trajnuar me qindra pingpongistë të talentuar dhe kampionë të vëndit për djem dhe vajza, aq është duke spikatur edhe me dhjetra kupa kampioni si ekip dhe si individ, dhe që ka kthyer ekipin beratas në ekipin më dominues të këtij sporti në vëndin tonë. Në suksesin më të fundit të pingpongut beratas, ka edhe një tjetër veçori që duhet evidentuar nga puna mjaft pasionante e sportistëve dhe drejtuesve të këtij sporti që është edhe më elitari dhe më i sukseshmi në Berat, dhe se pas vetëm një sezoni pushimi kur i kishte humbur këta tituj, është rikthyer triumfal dhe se premton edhe në të ardhmen se Berati ka tashmë garancinë e madhe nëpërmjet talenteve të spikatur si tek djemtë ku përmënden Ilir Shabanaj dhe Dorian Tapia, por edhe Ronaldo Troka dhe Ronaldo Karkanjozi, si dhe Albion Kola me Andrea Gjokën, që së bashku me vajzat e talentuara Vilma Skufi, Alketa Kociu, Arsena Osmanaj, kjo e fundit e renditur si vëndi i tretë në kampionatin individual, dhe se vetëm për një pikë ka qëndruar larg finales së madhe të këtij kampionati, aq më shumë që mbetet një sportiste që pritet në të ardhmen të jetë një kandidate e fortë dhe e denjë për titullin e kampionit të vëndit, sepse është mjaft e talentuar dhe premton shumë me talentin që ka. Dhe se ku duhet thënë se për të parën herë nga këto vajza të talentuara 16-17 vjecare janë shpallur nënkampione të vëndit, dhe të mendosh se këto vajza të talentuara kanë zëvëndësuar dy nga pingpongistet e njohura dhe kampione si Erida Skufi dhe Danila Azizaj, dhe kështu është garantuar plotësisht e ardhmja si për djem dhe vajza dhe se sipas drejtuesve të ekipit të pingpongut beratas është premtuar se edhe për një dekadë në të ardhmen, pingpongu beratas do të jetë dominues edhe kampion absolut vëndit. Jemi vërtetë shumë të kënaqur dhe pse jo entuziast dhe në delir, për shkak se i kemi fituar dy tituj kampioni për të rritur si ekip dhe individ, në mes të një gare mjaft të ndezur dhe me shumë rivalitet, sepse edhe kundërshtarët tanë ishin me shumë grintë dhe ambicje të madhe, por që në përfundim kanë pranuar supermacinë tonë që ishte mjaft e dukshme, edhe pse në mes vështirësive të mëdha kryesisht financjare, ekipi i pingpongut i solli Beratit si dhuratë për Vitin e Ri dy kupa kampioni, këto dy trofe i bëjnë sportistët e talentuar, Klubin, Bashkinë, dhe sportëdashësit beratas, shumë krenar për sukseset që kemi aritur. Duhet të themi se këtë sukses nuk duhet ta ndajmë vetëm me miqtë dhe sportëdashësit beratas, por edhe se sdo të kishtë aspak kuptim në rast se nga ana e FSHP dhe presidentit Arben Mece, dhe Drejtorit Teknik të këtij sporti si Astrit Hutka, apo edhe vëndit organizator si dhe kryegjyqtarit të garave Pavli Karaja, të cilët ndikuan dhe ndihmuan dukshëm së bashku me specialistin dhe menaxhuesin kryesor Andrea Troja të Universitetit të Sporteve, që krijuan kushte në mbarëvajtjen sa më normale të këtij aktiviteti të rëndësishëm dhe kampionati të dyfishtë. Ndërsa në fund të gjithë këtij prononcimi duhet të falenderojmë edhe drejtuesin e filialit të firmës së njohur të Coca Colës në Berat zotin Berti Pushi, që na ka sponsorizuar me bazë materjale dhe fonde financjare që kanë stimuluar dukshëm ekipin tonë kampion dhe kampionin individual Shabanaj. Por dhe gjej rastin që ti bëj thirje përfaqësuesve të sportit në MTKRS që të kthejnë më shumë sytë dhe të stimulojnë me më shumë me fonde sportin e pingpongut, që me vlerat që shfaq dhe perspektivën që ofron nga talentet që përcjell jo vetëm nga Berati por edhe nga shumë qytetet të tjerë, ofron edhe mundësinë e një përfaqësimi sa më dinjitoz edhe në veprimtaritë ndërkombëtare, vetëm se kërkohet që nga shteti të ketë më shumë fonde dhe përkrahje të fuqishme në të ardhmen. Nuk është i rastësishëm ky sukses i sportit të pingpongut, që realisht dhe jo rastësisht, gjendet në elitën e sportit të qytetit tonë, por këtë radhë duhet thënë se me shumë objektivitet, ekipi i Tomorit është edhe një nga ekipet më elitare të vëndit, ku kampionët e dyfishtë si ekip dhe individ janë si produkt i punës mjaft voluminoze dhe gjatë gjithë vitit, që kryejnë aty si drejtuesit ashtu edhe sportistët tanë apasionatë dhe rezultatriv, dhe me këtë rast unë dua të falenderoj në emër të Klubit që drejtoj por edhe në emër të Bashkisë dhe titullarit të saj Fadil Nasufi, si trajnerin e mirënjohur dhe shumë rezultativ në karierën e tij Xhorxhi Skufi, ashtu edhe ekipin kampion të djemve dhe kampionin e vëndit Ilir Shabanaj, pa lënë mënjanë edhe ekipin e vajzave. Ne si Klub por edhe si qytet, kemi me se të krenohemi për sportet tona, ku shëmbulli dhe suksesi i pingpongut mbetet nga më elitarët dhe që duhet përgjithësuar apo marë shëmbull nga sportet e tjerë, ndërkohë që jam koshient se këta kampionë dhe pasionatë që dinë të arijnë suksese, duhen ndihmuar edhe më shumë në të ardhmen si në aspektin moral ashtu edhe në atë financiar.
Sekretari i Klubit Shumësportësh ‘Tomori”
Alfred Memaj
Diten e shtune, me date 01.10.2011 ne qytetitn e Beratit, u zhvillua aktiviteti sportiv KUPA E 1-re E KARATESE “BERATI OPEN 2011″ nen kujdesin e Klubit Sportiv Tomori me iniciativen e trajnerit te apsaionuar ekipit te karatese “K.K.Tomori” z.Vilson Muçaj. Ky eveniment, per here te pare i llojit ne tij ne qytetin tone, ishte pjese e kalendarit vjetor te Federates Shqiptare te Karatese, dhe u mbeshtet nga Kryetari i Bashkise te qytetit z.Fadil Nasufi te cilit i jane mirenjohes anetaret dhe sport-dashesit e karatese per interesin qe ka treguar per mbeshtetjen e ketij sporti te ri.
Qellimi i organizimit te ketij evenimenti ishte promovimi i ketij sporti burreror dhe spektakolar qe ne e kemi pare vetem ne filma nepermjet ekranit te TV, ne kuadrin e shtimit te aktiviteteve per zhvillimin sa me te mire dhe shendetshem te rinise Beratase.
Per organizimin sa me te mire te ketij Turneu te hapur u moren masa paraprake si nga ana informative, materiale, teknike, mjekesore, sigurimit policor publik, etj … megjithese ne nje moment u duk sikur aktiviteti do deshtonte per arsye financiare …!
Pritej qe te merrnin pjese te gjitha ekipet anetare te F.SH.K-se, por disa prej tyre nuk u prezantuan per shkak te infrastruktures jo optimale (si psh, Pallat Sporti), orarit te zhvillimit te aktivitetit, etj …megjithese te gjithe u lajmeruan ne kohe!
Gjithesesi, synimi u realizua me sukses, me kembenguljen dhe bashkepunimin e ngushte midis S.K.Tomorit dhe Keshillit Teknik te F.SH.K-se!
Ky aktivitet u zhvillua vetem ne displinen “KUMITE” (Ndeshje), ndersa per “KATA” (Demonstrime) jo, nga mosha 6 vjeç deri ne moshen 15 vjeç per meshkuj, sipas kategorive (kg) dhe grupmoshave perkatese. Interesant ishte edhe fakti se u zhvillua nje kategori Open (e hapur) per vajza, gje kjo qe terhoqi mjaft vemendjen e publikut.
Aktiviteti filloi sipas parashikimit te programit ne oren 17:30 me ceremonine e hapjes (rrjeshtimin dhe prezantimin e ekipeve bashke me sportistet e tyre). Trajneri i talentuar i K.K.Tomori i’a dha fjalen perfaqesuesit te F.SH.K-se z.Mirandi R. Backa (i cili kishte edhe rolin e Kryegjyqtarit ne kete eveniment) per te pershendetur dhe deklaruar te hapur KUPEN E 1-re TE KARATESE “BERATI OPEN 2011″.
Aktiviteti filloi me zhvillimin e ndeshjeve ndermjet me te vegjelve, deri tek me te rritur nga sportiste te 8 (tete) ekipeve!
Eshte per t’u theksuar arbitrimi me qetesi dhe profesionalizem i gjyqtareve gjate gjithe kohes, megjithese tek tuk kishte pakenaqesi nga ndonje prind / tifoz! Niveli i sportisteve ishte i nderthurur, qe nga fillestare, edhe deri tek kampione kombetare te cilet konkuruan midis tyre duke i dhene rendesi kesaj KUPE.
Nga karatekasit e vegjel u tregua nje nivel i mire teknik dhe shpirt luftarak, gje qe tregon punen serioze te trajnereve te tyre. Fatmiresisht, gjate 150 minutave nuk pati aksidente / inicidente, si nga ana e pjesemarresve, ashtu dhe ajo spektatoreve te cilet treguan interes gjate gjithe kohes!
Tek karatekasit beratas spikati pergatitja serioze e tyre, te cilet arriten te renditen te dytet (ekip nen-kampion) mbas S.K.Elbasanit, duke lene pas 6 (gjashte) ekipe te tjera!
Ne perfundim te aktivitetit u shpallen keto rezultate;
N/R EKIPI ARI ARGJENDI BRONZI TOTAL
1 Sport Klub Elbasani 7 3 6 16
2 Karate Klub Tomori 1 4 5 10
3 K.K.Tashi (Shirgjan – Elb) 1 1 3 5
4 K.K.Beleshi 1 1 2 4
5 K.K.Kristaq Rama (Tirane) 1 0 3 4
6 K.K.Gladiatori – Elbasan 0 1 1 2
7 K.K.Pajova 0 1 0 1
8 K.K.Cerriku 0 0 1 1
Ne fund, fitueseve te podiumit i’u shperndane medalje dhe diploma. Gjithashtu u shperndane edhe mirenjohje per kontributin e dhene ne kete eveniment.
Ekip Kampion u shpall Sport Klub Elbasani, te cilit i’u dha edhe Kupa si trofe.
Shpresojme, qe ne te ardhmen ky evenimet te behet tradicional (i pervitshem) per zhvillimin e ketij sporti ne qytetin tone.
FITUESIT SIPAS GRUPMOSHAVE & KATEGORIVE.
VAJZA OPEN
1.-Tea Shehu -K.K.Tomori
2.-Greta Qosja -K.K.Tomori
3.-Bjorna Qosja -K.K.Tashi (Shirgjan-Elb)
3.-Anthulla Lleshi -K.K.Tshi (Shirgjan-Elb)
DJEM 6 – 7 VJEÇ – 25 KG
1.-Bernard Lleshi -K.K.Tshi (Shirgjan-Elb)
2.-Sejidi Backa -K.K.Gladiatori-Elbasan
3.-Jurgen Braho -S.K.Elbasani
3.-Skenderalb Dollani -S.K.Elbasani
DJEM 6 – 7 VJEÇ +25 KG
1.-Arbi Allushi -S.K.Elbasani
2.-Meruan Bode -K.K.Tomori
3.-Klidi Zaimi -K.K.Kristaq Rama-Tirane
3.-Enes Nina -S.K.Elbasani
DJEM 8 – 9 VJEÇ – 30 KG
1.-Abdullah Backa -S.K.Elbasani
2.-Isuf Bylyku -S.K.Elbasani
3.-Rei Shehu -K.K.Tomori
3.-Elton Gjolena -K.K.Tshi (Shirgjan-Elb)
DJEM 8 – 9 VJEÇ + 30 KG
1.-Eni Bodini -S.K.Elbasani
2.-Saidi Lamçe -K.K.Tomori
3.-Alteo Caco -K.K.Kristaq Rama-Tirane
3.-Rigers Ferhati -S.K.Elbasani
DJEM 10 – 11 VJEÇ – 40 KG
1.-Kristi Meta -K.K.Beleshi
2.-Agim Balliu -K.K.Beleshi
3.-Xhulio Hoxha -K.K.Gladiatori-Elbasan
3.-Marius Muçaj -K.K.Tomori
DJEM 10 – 11 VJEÇ + 40 KG
1.-Genc Kraja -S.K.Elbasani
2.-Skender Allushi -S.K.Elbasani
3.-Fisnik Qosja -K.K.Tomori
3.-Krist Papajani -K.K.Kristaq Rama-Tirane
DJEM 12 – 13 VJEÇ – 50 KG
1.-Adriano Ymeri -S.K.Elbasani
2.-Neid Tashi -K.K.Tshi (Shirgjan-Elb)
3.-Andi Biba -S.K.Elbasani
3.-Brian Basha -S.K.Elbasani
DJEM 12 – 13 VJEÇ – 55 KG
1.-Tedi Lamaj -K.K.Kristaq Rama-Tirane
2.-Fisnik Kajolli -S.K.Elbasani
3.-Loren Kanavace -K.K.Tomori
3.-Hysen Nipolli -K.K.Beleshi
DJEM 12 – 13 VJEÇ + 55 KG
1.-Klejdis Shabani -S.K.Elbasani
2.-Rael Baro -K.K.Tomori
3.-Anxhelo Thanasi -K.K.Tomori
3.-Klajdi Cani -K.K.Beleshi
DJEM 14 – 15 VJEÇ – KADET, OPEN
1.-Rej Ymeri -S.K.Elbasani
2.-Denis Hoxha -K.K.Pajova
3.-Enes Jonuzi -K.K.Cerriku
SEKRETARI I KLUBIT
Alfred MEMAJ
Te shtunen ne daten 1 tetor ne oren 17:00 deri ne 20:00 tek sheshi para turizmit do te zhvillohet kampionati i kakratese per te rinj, “Berati Open 2011″ Ne kete eveniment do te marrin pjese Tomori, Elbasani, Lezha, Partizani, Tirana dhe tre ekipe private te Elbasanit.
Beratasit fitojnë ndaj lushnjarëve dhe mbajnë të sigurt vendin e dytë në renditje
Kjo ndeshje ishte mirëpritur nga tifozëria beratase për faktin se Tomori, me këtë fitore, do të çimentonte pozitat e tij për në superligë. Jo vetëm beratasit, por edhe lushnjarët e drejtuar nga Gjyla e kishin vlerësuar takimin, duke bërë një qëndresë të admirueshme deri në fund. Minutat e para janë monotone, me skuadrat që mundohen të studiojnë njëra-tjetrën, për të marrë më pas në dorë lojën. Trajneri Bano hedh në fushë një formacion të plotë dhe i jep përparësi sulmit, me qëllim për ta zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë, por kundërshtari ia vështirëson disi punën, pasi reagon me të gjitha forcat dhe shpesh kundërsulmon rrezikshëm me anë të sulmuesit kryesor Mijatoviç, i cili është më i miri në fushë.
Duhet theksuar se beratasit vijojnë të shpërdorojnë raste flagrante dhe kjo tashmë duket se po bëhet pjesë e lojës, mjafton të përmendim 2 raste të pastra të Çaushajt dhe Galicës. Ndoshta këtu është rasti për të kujtuar se Tomori do të luajë në superligë dhe vetëm për këtë fakt nuk duhet të tregohet kaq zemërgjerë me kundërshtarin. Gjithsesi, ekipi beratas realizon një fitore të merituar, që për momentin e mban në vend të dytë, dhe këtu ka vend për gëzim. Sa për momentet e lojës, edhe pse kanë qenë të pakta, duhen përmendur disa raste për shënim të Çaushajt, G. Arbrit, Ferizoviçit dhe veçanërisht Galicës. Sulmuesi kryesor i Tomorit nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë, edhe pse mban firmën e golit të dytë. Goli i parë ka për autor qendërmbrojtësin Muça, në minutën e 45-të, pas një lëmshi në zonën kundërshtare. Pra, është Muça ai që u kujton sulmuesve vendës se detyra e tyre është të shënojnë dhe jo të shpërdorojnë. Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e Tomorin, ndërkohë që në pjesën e dytë skuadrat luftojnë më shumë. Në minutën e 58-të Mijatoviç vendos balancat, teksa shënon një gol mjaft të bukur, por gëzimi i miqve zgjat vetëm një minutë, pasi Galica shënon golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e tij, duke i dhënë Tomorit 3 pikë të rëndësishme.
Tomori – Lushnja 2-1
Tomori: Dura, Ramazani, Muça, Ferizoviç, Çela, Çaushaj, Topi, Byzhyti, G. Arbri, Galica (Çaço 83′), Roshi (Hamzai 60′).
Trajner: A. Bano.
Lushnja: Andoniu, Dhima, Sula, Ruço (Liçka 46′), Gjoni, Hasalla (Allkanjari 88′), Baze, Çutra, Gjyla (Metushi 56′), Ndoni, Mijatoviç. Trajner: I.Gjyla.
Shënues: Muça 45′, Galica 59′ / Mijatoviç 58′
Gjyqtarë: A. Kastrati, D. Salaj, M. Dervishi (Shkodër)
Kartonë të verdhë: Byzhyti, Roshi, Ndoni
Deklarojnë….
Artan Bano, trajner i Tomorit: “Skuadra luajti mirë dhe e meritoi fitoren. Ajo që më shqetëson, dhe që u vu re edhe në këtë takim, ka të bëjë me shpërdorimin e shumë rasteve, gjë që shpesh vë në vështirësi fitoren. Mbi të gjitha jemi brenda objektivit dhe kjo është e rëndësishme për të gjithë.”
Tifozët shajnë në kor Ilir Gjylën
Tifozëria beratase e ka sharë në kor trajnerin e Lushnjës, Ilir Gjylën. Miqtë kanë reaguar nëpërmjet Pirro Kices, sekretarit të klubit lushnjar, i cili u shpreh: “Tomori e meritoi fitoren, pasi luajti më mirë se ne. Bëmë përpjekje për ta balancuar lojën, por reagimi i vendësve ishte i shpejtë dhe gjithçka u përmbys shpejt. Ajo që na shqetëson ka të bëjë me faktin që tifozëria ka sharë në kor trajnerin Gjyla dhe gjyqtari nuk ka ndërhyrë për ta ndërprerë lojën. Kjo ishte arsyeja që ne u vonuam në pjesën e dytë 5 minuta, gjithmonë në shenjë proteste.”
Beratasit kanë fituar minimalisht me Gramshin dhe qëndrojnë të sigurtë në vendin e dytë
Një ndeshje e vështirë, të paktën kështu ishte parashikuar, dhe në fakt e tillë u zhvillua ajo midis Tomorit vendës dhe Gramshit mysafir. Një mbrojtje e ngjeshur për 90 minuta e ka vështirësuar shumë punën e beratasve në sulm, ku mungonin dy lojtarët kryesorë, Galica dhe K.Arbri, pa përmendur mesfushorin Byzhyti, i cili duket se është i domosdoshëm në formacionin e Banos. Gramshi, që lufton për mbijetesë, dhe Tomori i karikuar për të fituar, kanë prodhuar një lojë monotone e pa nerv. 10 minutat e para luhen tërësisht në mesfushë, pa asnjë vizitë te portat respektive. Tomori zgjohet në minutën e 11-të, kur Çaço ka një rast të pastër, por topi i goditur prej tij me kokë përfundon jashtë portës së Voglit. Më pas është Hamzai që humbet një rast të volitshëm dhe një minutë më pas të njëjtën gjë përsërit edhe Roshi. Provojnë me radhë Topi, Çaço e Çaushaj, por goli nuk vjen edhe për meritë të mbrojtjes mike, me në krye Peqinin. Gjithçka zgjidhet në minutën e 28-të, kur në një aksion personal model, Roshi kombinon bukur me Çaushajn dhe ky i fundit nxjerr nga arkivi një gol të artë, realizuar në mënyrë mjeshtërore, duke çuar peshë mijëra tifozë që kishin mbushur stadiumin. Çaushaj shënon golin e fitores dhe të 13-in në këtë kampionat, duke qëndruar në krye të listës së golashënuesve.
Tomori kërkon edhe golin e sigurisë dhe rastet nuk mungojnë, por Ferizoviç, Roshi dhe Hamzai nuk e gjejnë rrugën e rrjetës. Në minutën e 42-të situata acarohet mes trajnerit Stojku e tifozërisë vendëse. Shkakatari është trajneri i gramshiotëve, cili provokon tifozërinë deri sa u tregon edhe organet gjenitale. Ndërhyn kryesori Bogdani e largon me karton të kuq dhe më pas loja vijon normalisht. Pjesa e dytë flet tërësisht për vendësit, ndërkohë që Gramshi nuk e viziton asnjëherë portën e Durës. Pavarësisht volumit të lojës, rezultati mbetet i pandryshuar dhe Tomori u falet këmbëve të Çaushajt, i cili, si gjithmonë, e shpëton skuadrën nga një barazim, që mund të rezultonte fatal. Tashmë Tomori mban i sigurt vendin e dytë dhe është një nga kandidatët kryesorë për superligën.
Tomori – Gramshi 1-0
Tomori: Dura, Ferizoviç, Çela, Muça, Ramazani, G.Arbri, Hamzai (K.Arbri 87′), Topi, Çaushaj, Roshi (Fani 89′), Çaço (Arifaj 76′). Trajner: A.Bano.
Gramshi: Vogli, Peqini, Leskaroski, Metaj, Bektoviç, Miroviç, Çekrezi, Shahini (Lezi 57′), L.Koçi (Goxhaj 60′), Trashi (Udeke 85′), Ziambo. Trajner: G.Stojku.
Shënues: Çaushaj 28′
Gjyqtarë: S.Bogdani, E.Elezi, F.Miho (Durrës)
Kartonë të verdhë: Peqini, Roshi, Ziambo
Karton i kuq: Stojku
Deklarojnë…
Artan Bano, trajner i Tomorit: “Ishte një takim i vështirë, për faktin që Gramshi luftonte për mbijetesë, por edhe sepse kishim dy mungesa të rëndësishme, Galicën dhe Byzhytin. Po të ishim të plotë, rezultati do të ishte i garantuar 3-0. Gjithsesi, eedhe një gol mjafton për të marrë 3 pikë të rëndësishme dhe për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës me Adën në Velipojë.”
Edmond Hida, ndihmëstrajner i Gramshit: Nuk u prononcua
Ekipi ynë Tomorri, kur mbeten edhe pak javë nga përfundimi i kampionatit, renditet në vendin e dytë,duke hedhur një hap tësigurtë drejt kalimit për në superlige, (kategori e parë).Kjo ka ndodhur edhefalë mbështetjes që ekipit i është dhënë nga Bashkia Berat dhe Presidentit z.Ali Dyrmishi.
Të gjitha këto rezultate pozitive janë një fryt i bashkëpunimit Bashki- president.Presidenti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në afrimin e mjaft lojtarëve cilësore në ekip. Nga na tjetër, nuk duhet harruar edhe kontributi që jep Bashkia, e cila, edhe pse në një kohë të rendë krize, ka miratuar një buxhet prej 92 milion lekësh, vetëm për shpenzime operative,përveç pagavepër personelin. Ky kujdes i veçantë, treguar ndaj ekipit të Tomorrit si dhe kontributi i dhënë nga z.Pëllumb Berberi,ka mundësuar ngjitjen e ekipit në kategorinë e parë (të dytë) nga kategoria e dytë (e tretë), në të cilën ekipi kaloidy vjet duke u ndeshur me ekipe të dorës se tretë, si asnjëherë në historinë e saj 87-vjeçare.Ndihma kryesore u dha nga Bashkia, e cilashpenzoi 46 milionë lekë vetëm për një fazë të këtij kampionati.Gjithashtu,kryetari i Bashkisë z.Fadil Nasufi i ka qendruar afër ekipit gjatë gjithë kohës duke e ndjekur atë edhe në transfertat më të largëta, dhe duke u berë kështu pjesë e ekipit në çdo moment.
Tomori ka ditur të fitojë si brenda fushës,ku përveç barazimit “aksidental” me 15herë kampionëte vendit, Partizanin,nuk ka njohur rrugë tjetër përveç fitores, si brenda fushe ashtu edhe jashtë saj. Jashtë fushe Tomorri ka marrë fitoretë rëndësishme edhe në fusha të tilla si ajo e Burrelit,Lushnjes dhe Vlorës në fazën e parë,si dhe në atë të Fierit në fazën e dytë.Ekipet që pretendojnë kalimin për në superligë (kategorinë e parë),si Pogradeci,Apolonia,Mamurrasi dhe Gramozi kanëdalë me humbje nga fusha jonë.Nuk duhet lënë pa përmendur dhe puna e palodhur e trajnerëve Memushi dhe Arbri, dhe së fundmi e Banos,të cilët kanë ditur ti gërshetojnë bukur të trija repartet, duke arritur nëkëtë mënyrë suksesin e ëndërruar prej gati mëse 11vjetësh,dhe duke provuar edhe atë që Federata e quan pa të drejtë Kategori te Dytë, por në fakt duhet quajtur e Tretë. Një mbështetje tepër e rëndësishme për ekipin është dhe tifozeria e zjarrtë që e ndjek ekipin nëçdo ndeshje si brenda dhe jashtë fushe, duke qënë lojtari i dymbëdhjetë i ekipit.Kanëmbetur edhe nëntë javë kampionat dhe objektivi i ekipit tonë për kalimin në superligë,është më afër se kurrë,duke parë dhe kalendarin që e favorizon dhe mbështetjen Bashki-Presidencë .
© 2012. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Krijuar nga Marius Qytyku bashkiaberat.net