Brenda ketij tremujori eshte mbyllur zbatimi i punimeve per investimin e shkolles 9 vjecare ”Shyqyri Lakra”. Projekti i rikonstruksionit te kesaj shkolle eshte hartuar nga Bashkia Berat dhe fondi prej 30 000 000 lekesh eshte bere i mundur me ane te granteve konkurese. Në shkollë janë vendosur pllaka te reja, dyer – dritare , sovatime, lyerje, rikonsruksion te banjove, te fasades se jashtme si dhe sistemimin e territorit perreth duke i dhene ketij objekti arsimor nje pamje krejt te re ne krahasim ne gjendjen e meparshme.
Disa ditë më parë është inauguruar përfundimi i projektit për rijetëzimin e Kalasë së qytetit të Beratit. Investimi ka nje vlerë prej 1 milione euro. 75 % e projektit eshte financuar nga Bashkimi Evropian ne kuadrin e Instrumentit IPa dhe 25 % e projektit është bashkë financuar nga Bashkia Berat. Nëpërmjet këtij projekti është restauruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, rrugicat, kalldrëmet si dhe sistemimi i rrjetit elektrik në lagjen Kala.
Projekti ka një ndikim shumë pozitiv në përmirësimin ndjeshëm të infrastrukturës, siguron rritjen e numrit të turistëve si dhe rrit cilësinë e shërbimeve. Ky investim do të ndikojë edhe në rritjen e ndërgjegjësimit të banorëve për vlerat që posedojnë banesat e tyre, rrit vlerën e këtyre banesave, dhe i vendos ato në funksion të turizmit kulturor e historik dhe si rrjedhojë ndikon në zhvillimin e ekonomisë familjare dhe lokale.
Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit kanë qënë kreu i bashkisë së qytit Fadil Nasufi, Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve Z. Visar Zhiti, kreu i seksionit operacional të infrastrukturës i delegacionit të BE në vendin tonë Z. Fransua Bezho, etj.
Kanë filluar punimet në segmentin rrugor Berat-Duhanas-Roshnik, një aks nga më të rëndësishmit në Qarkun e Beratit që i shërben banorëve të dy komunave. Shuma prej 30 milion lekësh wshtw akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të mundësojë rikonstruksionin e plotë të këtij aksi, duke lidhur me qytetin 4200 banorë të 16 fshatrave të komunës Roshnik dhe rreth 1 mijë banorët e fshatit Duhanas të komunës Velabisht. Ky aks ka një gjatësi prej 12 km, gjerësi asfalti 4.75 m dhe gjerësi rruge me së bashku me bankinat 5.75m. Aktualisht po punohet për heqjen e dherave dhe punimet e shtresave me çakull e zhavor, punime që janë realizuar në masën 85%. Në këtë aks rrugor po punohet edhe për realizimin e veprave të artit siç janë: ura, mure mbajtëse dhe mure pritëse. Ndërtimi i kësaj rruge do t’u vijë në ndihmë fermerëve të këtyre zonave,që dallohen për resurse të shumta në vreshtari, frutikulturë dhe blegtori. Nëpërmjet kësaj rruge të rikonstruktuar, banorët e këtyre zonave do të kenë mundësi të transportojnë lehtësish produktet e tyre në tregjet e qytetit dhe më gjerë.
Kjo ndërhyrje është duke u kryer në zonën tampon te qytetit dhe si rrjedhim kërkon një vëmendje me te veçante për sa i përket materialeve te përdorura ne te. Rikonstruksioni i trotuareve ne te dy krahët e rrugës do te behet me gurë natyral te bardhe e te zinj për një gjatësi lineare rreth 250 m. Prej shume vjetësh këto trotuare kane qene tepër problematike nga ana e aksesit për shkak te degradimit te tyre ne kohe. Tashme, me ndërhyrjet edhe ne rrjetin e ujësjellësit dhe te një pjese te kanalizimeve, kjo zone pedonale e rëndësishme ne qendrën e qytetit do te rehabilitohet duke i kthyer asaj një tjetër pamje nga ajo e tanishme.
Edhe ky investim po kryhet totalisht me te ardhurat e Bashkisë Berat dhe vlera e kësaj ndërhyrje kap shifrën rreth 12 500 000 (Pa tvsh).
Drejtoria e Programimit,Investimeve dhe Kontrollit të projekteve në Bashkinë Berat është drejtoria që menaxhon dhe j’u jep jetë të gjitha projekteve. Në qendër të punës të specialistëve të kësaj drejtorie është hartimi cilësor dhe me nivel të lartë i projekteve të cilat gjatë viteve të fundit kanë gjetur aplikim në mjaft fusha.
Megjithëse ka pasur mungesa të theksuara investimesh, drejtoria ka bërë të mundur që gjatë viteve 2009-2010 realizimin e disa prej investimeve.Të tilla janë rikonstruksioni I rrugës D.Berberi-Stadiumi I Ri,rikonstruksioni i rrugës 28 Nëntori,sistemi i infrastructures dhe hapësirave urbane në lagjen 30 Vjetori,rehabilitimi i kolektorit të ujërave të larta,Pusi me çati-Lumi Osum,sistemimi infrastukturës dhe hapësirave urbane në lagjen Çlirim,spostimi i tubacionit në varrezat Burdullias,rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare 28 Nëntori,ndërtimi i tregut industrial,rikonstruksioni i trotuarit A.T.K-kthesa e spitalit në lagjen 30 Vjetori,sistemimi i hapësirës urbane pranë stadiumit të vjetër etj.
Drejtori i Drejtorise së Programimit Investimeve dhe Kontrollit të projekteve në Bashkinë Berat,zotiRedin Kusta na informon se mosrealizimi i investimeve në masën 100% me grante konkuruese është për mungesë të fondeve,të cilat kanë ardhur të pjesshme dhe nuk mund të përballoj në të gjithë investimet.Këto investime janë ndërprerë në pritje të akordimit të fondeve.
Megjithë këto pengesa Drejtoria e Programimit,Investimeve dhe Kontrollit të projekteve në plan buxhetin e vitit 2011 ka përgatitur projektet dhe i ka kërkuar Ministrisë së Brëndshme dhe Ministrisë së Financave mbështetjen me burime financiare.
Në saj të një pune plot përkushtim dhe profesionalizëm janë paraqitur pranë këtyre ministrive projektet e mëposhtme:rikonstruksioni i shkollës ShyqyriLakra,hidroizolim dhe punime mirëmbajtje në shkollat 1 Maji,Thimi Tani,7 Nëntori,rikonstrukisoni i rrugës në lagjen Çlirim,rikonstruksioni i rrugës “YmerBerati”,rikonstruksion kinoklubi-Ura e Goricës,rikonstruksion Axhensi- Vakëf-Thimi Tani-Suelas,rikonstruksioni i rrugës qëndër Uznovë- Ish Bonifikim.
Por të gjitha këto projekte kërkojnë që të mbështeten me fonde por për hir të së vërtetës nga Ministritë e linjës(Ministria e Brëndshme ka patur mosakordim të fondeve gjatë viteve 2009-2010,pengesa të cilat kanë ndikuar në vonesat e përfundimit të mjaftë projekteve).
Të gjitha këto pengesa dhe mosakordime fondesh,ndikojnë në mosshërbim dhe në jetën e qytetarëve.Është fakt që Bashkia Berat fondet dhe grantet e akorduara i ka shfrytëzuar në kohën e duhur duke irealizuar me cilësi të gjitha investimet.
Për hir të së vërtetës qeveria Berisha e ka pare Bashkinë e Beratit me syrin e njerkës.Kjo ka rezultuar e tillë në mosçeljen e fondeve në kohën e duhur dhe në pengesat e shumta të karakterit subjektiv që i kanë sjellë Bashkisë së qytetit të Beratit Ministria e Brëndshme dhe ajo e Financës me vonesat në çeljen e fondeve për projektet e dërguara gjatë vitve 2009-2010.
Drejtoria e Programimit,Investimeve dhe Kontrollit të Projektevevitet e fundit i ka dërguar dhe ridërguar projektet të shoqëruara me gent-planin dhe vlerat financiare,por nga ministritë e mësipërme ka patur vetëm heshtje.Ky qëndrim jo vetëm që ka zvarritur investimet por ka sjellë edhe mos përfundimin e mjaft objekteve Brenda afateve të prokuruara.
Duke u nisur nga këto zvarritje të cilat në radhë të pare bien mbi kurriz të qytetarëve ne apelojmë që qeveria Berisha të prodhojë më shumë profesionalizëm për realizimin e detyrave dhe sa më pak politikë.
© 2012. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Krijuar nga Marius Qytyku bashkiaberat.net