Çmimi letrar “Vexhi Buharaja 2022”
Me rastin e 102-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Z.Ervin Demo, Bashkia e Beratit shpall Çmimin letrar “Vexhi Buharaja 2022” në letërsi:
Gjinitë letrare të cilat do të zhvillohet ky cmim:
1.Cikël poetik me 7 poezi
2.Ese letrare me titull: “Poezia e ndritshme e Vexhi Buharasë”
2.1.Ese letrare me titull :“Mrekullitë poetike të Firdeusiut e Sadiut dhe përkthyesi Vexhi Buharaja”.
3.Cikël me 9 poezi të përkthyera.
Juria
1. Aleksander Cipa poet, gazetar, analist
2. Yzedin Hima – poet, studiues, publicist
3. Ymer Ciraku – pedagog UT
4. Ndue Ukaj – Poet shkrimtar, Kosove
5. Alda Bardhyli Publiciste , studiuese
Koha e dorëzimit të krijimeve për konkurim deri ne : 20 prill 2022 Të gjithë tekstet mund ti nisni në: info@bashkiaberat.gov.al
Për çdo paqartësi kontaktoni në nr e telefonit +355696567838
Koha dhe vendi ku do të shpallen fituesit e konkursit:
Fituesit e konkursit do të shpallen më 12 maj 2022, në 102-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë. Me kete rast do te zhvillohet dhe ceremonia e dorezimit te ҫmimeve si cdo vit. Vendi, Biblioteka e Qytetit “ Vexhi Buharaja “ . Cmime do te jene vetem cmime te para per secilen gjini letrare. TOTAL 3 Cmime.
Rregullorja e çmimit “Vexhi Buharaja”
1.Ky çmim jepet çdo vit nga Bashkia e Beratit, nën kujdesin e Kryetarit Bashkise Z. Ervin DEMO dhe në bashkëpunim me institucione të tjera kulturore vendore dhe kombëtare, me sipërmarrës vendorë e më gjerë.
2.Çmimi letrar “Vexhi Buharaja” jepet çdo vit për veprën letrare në ese, poezi, përkthim, .
3. Ky çmim ka gjeografi kombëtare (Shqipëri e viset e tjera ku jetojnë shqiptarët)
4. Çmimi do të shpallet çdo 12 maj.
5. Pjesëmarrësit mund të konkurojnë ne te gjitha gjinite e siperpermendura por do te vleresohen vetëm në një gjini.
6. Pjesëmarrja në këtë konkurs është e lirë.
7.Për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve, kryetari i Bashkisë miraton jurinë profesionale prej 5 anëtarësh e cila krijohet duke u konsultuar me grupe interesi ne fushen e letersise, publicistikes , perkthimit , studimeve letrare etj .
Juria do të jetë me pjesëmarrje nga specialistë të fushës, nga vendi dhe jashte tij
8. Veprat duhet të dorëzohen në faqen elektronike të konkursit te bashkise Berat. Gjithashtu, në dërgesë duhet të shkruhen qartë: Emër mbiemër i autorit pjesëmarrës në konkurs, datëlindja, ID dhe numri i telefonit, krijimi ne word jo me foto.
9. Publikimi i poezive/prozës/eseve, duhet të jenë krijime origjinale të autorëve. Çdo plagjiaturë do të çojë në skualifikimin e pjesëmarrësit.
10. Çdo pjesëmarrës do të pajiset me një çertifikatë.
11. Fituesit përfitojnë një shumë monetare, kupe e cila tashme eshte kthyer ne simbolike te ketij Çmimi si dhe nje vepër të përkthyer nga Vexhi Buharaja.
12. Veprat studimore, që kanë në fokus qytetin e Beratit: Dukuri e figura të kulturës, artit, letërsisë, historinë e qytetit, monografi që pasqyrojnë jetën shpirtërore, ekonomike, kulturore ndër shekuj të qytetit dhe që konsiderohen si kontribute me vlera, do të behen pjese e fondit te Bibliotekes se qytetit
13. Krijimtaria e pjesëmarrësve do të botohet në website-in e Bashkisë dhe në portale letrare.
14. Në përfundim të afatit të parashikuar te dorezimit te krijimeve e cila eshte dt 20 prill 2022, juria do të shpallë çmime të para për secilin lloj letrar. Vendimi i jurisë është i pakontestueshëm.
15. Shpallja e fituesve do të bëhet më 12 maj.
16. Krijimet do të dorëzohen , në adresën e Bashkisë Berat ( adresë në funksion të konkursit të shpallur). Afati i fundit i dorezimit te krijimeve eshte data 20 prill 2022 . Nga data 21 prill – 08 Maj 2022 , do të jetë koha e vlerësimit nga juria . Më 12 Maj do të organizohet shpallja e fituesve të konkursit letrar.
17. Nga data 9 Maj deri në 11 Maj 2022, do të publikohen në këtë faqe, të gjitha krijimet .
📧 info@bashkiaberat.gov.al
📞 +355 69 656 7838