Home / Aktivitete / Vizita e ambasadores se Bashkimit Europian ne Shqiperi znj.Romana Vlahutin

Vizita e ambasadores se Bashkimit Europian ne Shqiperi znj.Romana Vlahutin

Ditën e sotme, në Bashkinë Berat kreu një vizitë ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin. Tema e takimit ishte zhvillimi i turizmit në Bashkinë Berat në kuadër të Programit të Asistencës IPA Konkurrueshmëri 2017 të Bashkimit Evropian. Në kuadër të këtij programi, Bashkimi Evropian do të investojë në katër Bashki Shqiptare projekte, të cilat do të kenë si synim zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. 
Bashkia Berat është duke bashkëpunuar shumë ngushtë për këtë program me Bashkimin Evropian dhe ka bërë propozime konkrete për investime strategjike që ndihmojnë turizmin dhe jo vetëm.
Gjatë ditës, Zonja Ambasadore së bashku me Kryetarin e Bashkisë, bëri një takim me disa përfaqësues biznesesh në qytetin e Beratit. Komuniteti i Bizneseve në qytet ofroi komentet e tij në lidhje me problematikat, sfidat, mundësitë dhe projektet që mund të trajtohen në qytet. Edhe në të ardhmen do të vijojë bashkëpunimi dhe ndërveprimi intensiv i Bashkisë dhe bizneseve me Komisionin Evropian për identifikimin e prioriteteve dhe përurimit hap pas hapi të projekteve që synohen të financohen në këtë fushë në fillim të vitit 2018.